Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi, ka uruar kolegen e saj dhe kunatën, Tuna Sejdi, për lindjen e fëmijës së parë.
 
Tuna u bë nënë për herë të parë dje rreth orës 15:00.
 
Tiani i vogël tashmë në jetë po shijon momentet e para, teksa nëna e tij këngëtare po merr edhe urimet e para.
 
Është Nora Istrefi ajo që me një koment të ëmbël në foton e Patris Berishës në Instagram ka uruar kunatën e saj.
 
“Tian mirë se erdhe në këtë botë. Të paçim shumë unë dhe Renee”, ka shkruar Nora.
 
Nora dhe Tuna duket se do të shijojnë më shumë kohë me njëra-tjetrën dhe pse jo kjo e fundit mund të marrë mësime nga kunata e saj e cila tashmë po e rrit suksesshëm vajzën Renee.

tuna
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com