Nora Malaj:
Fond i veçantë për kërkimin shkenco

Nora Malaj:<br />Fond i veçantë për kërkimin shkenco
TIRANE- Kërkimi shkencor në Shqipëri duhet të mbështetet si me një buxhet më të lartë, por edhe me infrastrukturë në universitete. Laboratorët e ngritur plotësojnë kriteret e Bashkimit Europian, por ende vendin tonë e pret një rrugë e gjatë në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor, si dhe të rritjes së numrit të studentëve që merren me punë kërkimore. Kjo ka qënë deklarata e zv/ministres së Arsimit Nora Malaj, gjatë një takimi të mbajtuar në Tiranë, me fokus bashkëpunimin mes institucioneve suedeze dhe atyre shqipfolëse në fushën e kërkimit shkencor.

"Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë përpara për të realizuar një nga objektivat strategjikë të Bashkimit Europian, Europa 2010 ku ka vendosur që me mobilitetin e studentëve në hapsirën e Europiane të kapi shifrën 20% të studentëve së paku deri në 2020. Kjo është një sfidë tjetër e radhës që universitetet tona i vë përballë standartit dhe sfidave për të përballuar integrimin në proçesin e mësimit por edhe integrimin në proçesin e kërkimit"-, u shpreh Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit. Që në ditët e para të marjes së detyrës Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla deklaroi se do të krijohet një fond kombëtar për shkencën.

Shkrimi u publikua sot (11.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret