Nord Stream 2, një kompani me bazë në Zvicër, po shqyrton falimentimin. Kompania - e angazhuar në ndërtimin e gazsjellësit midis Rusisë dhe Gjermanisë dhe e goditur rëndë nga sanksionet ndaj Moskës - dhe ka pushuar nga puna punonjësit e saj. Sot, në një intervistë për kanalin e televizionit publik zviceran, Silvia Thalmann, drejtoreshë e Çështjeve Ekonomike, sqaroi: “Nord Stream 2 është në gjendje të falimentuar dhe e gjithë fuqia punëtore prej 106 personash është pushuar nga puna. Kompania duhej të paraqiste bilancin e saj, ose thënë ndryshe, të shpallte falimentimin”.


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank