Norma bazë e interesit u ul, BSH: Kreditë do jenë më të lira

Kreditë pritet të jenë më të lira në muajit në vijim. Një nga efektet kryesore të uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë nga 3% në 2.75% pritet të jetë pikërisht ulja e normave të interesit edhe nga bankat e nivelit të dytë.

“Ekonomia shqiptare do të ketë në dispozicion një ofertë të kredisë bankare që i shërben plotësimit të nevojave të saj për konsum dhe investime dhe ajo që duhet theksuar është me kosto të ulëta financimi”, tha drejtori i Politikës Monetare Erald Themeli.

Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli sqaron se ulja e normës bazë u bë për të shkak të rënies së shpejtë të inflacionit, i cili nëse vazhdon të ulet cenon edhe rritjen ekonomike.

“Analiza dhe parashikimet konkluduan që balancat rreziqeve në afatin e shkurtër qëndrojnë në kahun e poshtëm që do të thotë që goditjet e ofertës që kanë sjell rënien e inflacionit gjatë vitit 2024 do të vazhdojnë të jenë të pranishme gjatë tremujorit të 4 madje rrezikojnë ta zhvendosin këtë tregues edhe poshtë projeksionit tonë qendror prej 1.9%. Pikërisht për të shmangur mundësinë që këto goditje të materializohen  dhe të përkthehen pastaj në inflacion të ulët dhe në dëmtim të pritjeve të ekonomisë për inflacionin ne ndërmorëm këtë veprim të politikës monetare”, u shpreh Themeli.

Nga ana tjetër ulja e shpejtë e inflacionit ka dhënë ndikim pozitiv tek qytetarët dhe bizneset.

“Të ardhurat e disponueshme të familjeve të siguruara nga punësimi pagat, rritja e remitancave janë në zgjerim dhe garantojnë rritje të konsumit dhe të mirëqenies së tyre. Edhe bilancet e bizneseve janë pozitive”, thotë Themeli.

Banka e Shqipërisë vlerëson se mbajtja nën kontroll e inflacionit, rënia e borxhit publik dhe njëkohësisht rritja e pagave dhe e punësimit, garantojnë një rritje të qëndrueshme të ekonomisë së vendit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kush është Al-Jolani, lideri i rebelëve në Siri! Dikur i Al Kaeda-s sot e quan veten të moderuar: Diktatura e përgjakshme e al-Asadit ka vdekur

Kush është Al-Jolani, lideri i rebelëve në Siri! Dikur i Al Kaeda-s sot e quan veten të moderuar: Diktatura e përgjakshme e al-Asadit ka vdekur