Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani doli sot para medias për të komunikuar vendimin për uljen e normës bazë të interesit të lekut. Ndërkohë që në dhjetor 2013 norma bazë e interesit u ul sërish me me 0.25 % duke u zbritur në 3 %
'Në gjykimin e Këshillit Mbikëqyrës, rritja e stimulit monetar krijon kushtet e përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit në afat të mesëm, nëpërmjet nxitjes së kërkesës agregate dhe ankorimit të pritjeve inflacioniste'- tha Fullani.
Sipas Guvernatorit të BSH-së, Ardian Fullani, zhvillimet makroekonomike të 2013-s u karakterizuan nga një rritje e dobët ekonomike dhe nga presione inflacioniste në rënie.
“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendos të ulë me 0.25 pikë % normën bazë të interesit, pas kësaj ulje norma bazë e interesit zbret në nivelin 2.75 %. Ekonomia shqiptare shfaqi shenja të qarta ngadalësimi gjatë vitit 2013. Rritja ekonomike e këtij viti gjeti mbështetje në kërkesën e huaj dhe në stimulin fiskal, ndërkohë se konsumi dhe investimet private vlerësohen të jenë tkurrur. Kërkesa e dobët private vazhdon të diktojë dobësitë ciklike të ekonomisë duke u shoqëruar me ritme të ulëta të punësimit dhe të kostove të prodhimit dhe duke ushtruar presion mbi marzhet e fitimit”, tha Fullani.
BSH pret një përmirësim gradual të aktivitetit ekonomik gjatë 2014, por ekonomia shqiptare do vazhdojë të mbetet nën potencial dhe inflacioni pritet të qëndrojë në nivele të ulëta përgjatë këtij viti.
“Banka e Shqipërisë një përmirësim gradual të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2014-të por ekonomia shqiptare do të vazhdojë të mbetet nën potencial dhe inflacioni pritet të qëndrojë në nivele të ulëta përgjatë këtij viti. Në veçanti rritja e akcizave duket se do të këtë një efekt më të ulet se vlerësimet tona fillestare në inflacionin e vitit 2014-të. Inflacioni vjetor rezulton 1.7% në muajin janar”, tha Fullani.
Këto të dhëna mbi situatën aktuale ekonomike, u bënë të ditura nga Guvernatori Fullani, gjatë prezantimit të raportit mujor të politikës monetare, pas mbledhjes së përmuajshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore.
ULJA E NORMES BAZE TE INTERESIT
Më 31 korrık 2013 BSH ul normën e interesit me 0.25%, duke e cuar me 3.5 %
Më 27 nentor 2013 BSH ul normën e interesit me 0.25% duke e cuar me 3.25 %
Më 16 dhjetor 2013 BSH ul normën e interesit me 0.25% duke e cuar me 3.00 %
Më 26 shkurt 2014 BSH ul normën e interesit me 0.25% duke e cuar me 2.75 %
Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)