BRINDISI - "Norman Atlantic" gjendet ende e përfshirë nga tymi, madje brenda saj vazhdon ende të digjet. Sipas Prokurorisë së Barit vlerësohet ende e rrezikshme mundësia për ndonjë incident brenda anijes së djegur, për shkak se pas inspektimit të ditëve të fundit ka rezultuar se brenda saj gjenden 1200 ton karburant.
Ndërkohë vatra zjarri janë ende prezente në brendësi të anijes, të shkaktuara nga temperaturat tepër të larta dhe era e fortë. Raportohet gjithashtu se ka patur zjarr në urën tre dhe katër ku është dashur ndërhyrja emergjente e zjarrfikësve dhe e personelit të kapitenerisë së portit të Brindisit për kontrollin e flakëve.
Sipas kapitenit Mario Valente situata është në një gjendje emergjence, pasi mendohet se në brendësi të anijes ka ende vatra të ndezura zjarri, të cilat mund të rrezikojnë të përhapen dhe drejt rezervuarit të naftës. Sipas teknikëve të operacionit të inspektimit dhe shpëtimit nuk është e mundur as heqja e 1200 tonëve naftë nga anija për arsye statike, pasi anija është e anuar dhe e pamenaxhueshme, dhe ndryshimi i peshës së saj mund të ketë pasoja të paparashikueshme.
Ndërkohë nga Bari, zëvendësprokurori Ettore Cardinali po punon mbi hetimet pas inspektimit të pestë të anijes, për të zbuluar elementët teknikë të incidentit të anijes së ndodhur pranë brigjeve shqiptare më 28 dhjetor.
Operacioni i inspektimit po vlerëson mjetet teknike të ndihmës së shpejtë, mjetet e sigurisë dhe ato kundra zjarrit në anije; po heton mbi impiantin e video rregjistruesit monitorues, si dhe mbi dy kutitë e zeza të marra nga bordi i anijes.
Gjithashtu pjesë e veçantë e hetimeve janë dhe autopsitë e nëntë trupave të viktimave, të parashikuara për në fillim të javës por që janë shtyrë për një javë për shkak të një përplasje hetimesh me hetuesit grekë. Sipas mediave italiane bashkëpunimi me greqinë është i vështirë lidhur me çështjet e juridiksionit territorial të prokurorëve si dhe me përgatitjen e letër porosive për të dyshuarit dhe palëve të dëmtuara.
Hetimet do të vazhdojnë dhe gjatë ditës së sotme, dhe sipas hetuesve nuk përjashtohet mundësi për gjetjen e viktimave të tjera brenda anijes së djegur.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
brenda tragetit 1200 ton karburant">