Norvegji, Berisha-Stoltenberg:
Do thellojmë bashkëpunimin

Norvegji, Berisha-Stoltenberg: <br />Do thellojmë bashkëpunimin
Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me homologun e tij Norvegjez, Jens Stoltenberg, në Oslo. Në konferencën e përbashkët për shtyp Berisha dhe Stoltenberg theksuan angazhimin e dy qeverive të tyre për të rritur bashkëpunimin.

Stoltenberg deklaroi se Norvegjia do rrisë bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe më gjerë me Shqipërinë.
“Patëm një takim të shkëlqyer dhe zhvilluam diskutime për marrëdhëniet bilaterale midis Shqipërisë dhe Norvegjisë. Jemi dy vende që kemi marrëdhënie shumë të mira bilaterale. Shqyrtuam mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit, veçanërisht, në fushën e energjisë, në sektorin hidro-energjtik ku kompanitë norvegjeze dhe një kompani e quajtur Statkraft po marrin pjesë në zhvillimin e një projekti të madh të hidrocentraleve në Shqipëri, në Devoll. Gjithashtu, diskutuam potencialin e zhvillimit të bashkëpunimit në të gjitha format e energjisë, të energjisë se gjelbër, energjisë diellore, por, gjithashtu, edhe gazit, projektit Trans Adriatik Pipeline (TAP), i cili është në plan për të kaluar përmes Shqipërisë”, tha Stolenberg.

Stolenberg u shpreh se vendi i tij mbështet Shqipërinë në integrimin e saj në BE, ndërsa vlerësoi edhe performancën ekonomike të Shqipërisë. “Jemi shumë të impresionuar nga Shqipëria. Ne kemi parë një përformancë ekonomike jashtëzakonisht të mirë, të bazuar në rritjen ekonomike. Vështirë se ndonjë vend tjetër në Evropë ka patur rritje ekonomike më lartë dhe më të fortë se Shqipëria”, tha Stoltenberg.

Berisha u shpreh se cështja më madhore e diskutuar mes tyre, ishte energjia. “Dy ndër kompanitë më të mëdha norvegjeze në fushën e energjisë, Statkraft dhe Statoil, janë të përfshira thellësisht në punën në Shqipëri. Edhe kompani të tjera po punojnë. Kryeministri më siguroi se do fuqizojmë bashkëpunimin në këtë fushë kaq nevralgjike, siç është energjia”, theksoi Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo fjalën' deputeti i PD debat me Nikollës: Kush i ka njerëzit në burg, ju apo ne?!

'Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo fjalën' deputeti i PD debat me Nikollës: Kush i ka njerëzit në burg, ju apo ne?!