Ditën e djeshme Norvegjia njoftoi se do t’i sigurojë Rumanisë 32 avionë luftarakë të tipit F-16 të përdorur për 388 milionë euro.
Marrëveshja që u nënshkrua në sfondin e luftës në Ukrainë, e cila kufizohet me Rumaninë, mbulon furnizimin e avionëve, pjesëve rezervë si dhe mirëmbajtjen dhe trajnimin e personelit teknik.
Ministria norvegjeze deklaroi se dorëzimi do të bëhet në vitin 2023 dhe 2024 pasi avionët të përmirësohen.
“Do të jetë një kontribut i rëndësishëm për forcimin e forcave ajrore të një aleati të NATO-s dhe njëkohësisht do të krijojë vlerë për industrinë norvegjeze të mbrojtjes duke gjeneruar të ardhura për shtetin norvegjez”, tha në një deklaratë ministri norvegjez i Mbrojtjes Bjorn Arild Gram.
Norvegjia kishte zgjedhur në vitet 1960 avionët e tipit F-16 të American General Dynamics, duke porositur 60 avionë. Oslo gjithashtu planifikon të blejë deri në 52 avionë të tillë.
Rumania kishte shprehur që nga viti 2021 interesin e saj për të blerë F-16 norvegjeze për të zëvendësuar MiG-21 të vjetër të prodhimit sovjetik.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
24.7%
-
Jo
67.8%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1594
Lajme të tjera
-
Gol me peshë, Erion Hoxhallari shënon në Rumani (VIDEO)
14 Maj, 16:11
-
Miliona euro mashtrim me TVSH-në, investigimi i gazetarit rumun: Mbi 60 kompani fantazmë në Rumani në emër të shqiptarëve, rrjeti mbështetej nga zyrtarë të lartë
8 Maj, 09:25
-
Nga masakra e Beogradit e deri te 51 myslimanët që u vranë në xhami, këto janë disa nga vrasjet më të tmerrshme të kryera në botë
4 Maj, 13:41
-
Plagosi me thikë pronarin e një klubi nate në Rumani, e la në tokë të gjakosur, shpallet në kërkim 35-vjeçari shqiptar
25 Prill, 11:59
-
Andrew Tates i zgjatet me 30 ditë masa e sigurisë së 'arrestit shtëpiak'
21 Prill, 21:49
-
Sekuestrohen 100 kg kokainë në një anije mallrash në Norvegji, në pranga 6 shqiptarë, mes tyre edhe një grua
18 Prill, 10:30
-
Arsyet pse Rumania pretendon për kthim prone në Sarandë
16 Prill, 20:01
-
Akuzohen për spiunazh, Norvegjia dëbon 15 zyrtarë të ambasadës ruse
13 Prill, 21:05
-
GOLAT/ Tripletë Norvegjisë në Malaga, Spanja fiton bindshëm dhe merr kreun e grupit
25 Mars, 22:44
-
Fëmijët e Drakulës
24 Mars, 12:00
-
Shokët e skuadrës që u bënë armiq! Njëri i burgosur në kampet e përqëndrimit, tjetri komandant
23 Mars, 10:00
-
Dëmtohet Erling Haaland, largohet nga grumbullimi me kombëtaren
21 Mars, 09:50