Norvegjia përkujton sot viktimat e sulmeve terroriste në Oslo dhe në ishullin Utoya, pikërisht 10 vjet më parë nga ekstremisti i djathtë Anders Behring Breivik.
Kryeministrja e vendit Erna Solberg, bëri thirrje të enjten që vendi të ngrihet kundër urrejtjes që vrau 77 vetë më 22 korrik të vitit 2011.
“Ne nuk duhet të lejojmë që urrejtja të rritet pa u sfiduar. Dhemb kur mendojmë për atë ditë të errët të korrikut, dhjetë vjet më parë. Sot, vajtojmë së bashku. Sot, kujtojmë 77 personat që nuk u kthyen kurrë në shtëpi. Terrori i 22 korrikut ishte sulm ndaj demokracisë sonë”, tha Solberg në një ceremoni përkujtimore.
Anders Behring Breivik dhjetë vjet më parë, shpërtheu një makinë bombë jashtë zyrës së kryeministrit në Oslo, duke vrarë tetë persona, përpara se të shkonte në ishullin Utoja dhe të qëllonte për vdekje 69 persona të tjerë.
Aktualisht 42 vjeç, ai po vuan një dënim prej 21 vjetësh burgim, i cili mund të zgjatet për kohë të pacaktuar, nëse vlerësohet se ai është kërcënim i vazhdueshëm për shoqërinë. Për krimin e rëndë ai kishte deklaruar se kishte moti`ve ekstremiste dhe islamofobe të krahut të djathtë.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.9%
-
Keq
48.1%
-
Nuk e di
25.9%
Vota total: 27
Lajme të tjera
-
I kërkuar për vrasjen e një 20-vjeçari në Norvegji dhe i lidhur me ISIS-in, arrestohet 34 vjeçari nga Kosova
21 Shkurt, 15:46
-
Trishtim në Norvegji, trajneri 40-vjeçar vdes në ditën e parë të punës së re
13 Shkurt, 20:43
-
Ministrja norvegjeze jep dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë
25 Janar, 11:22
-
VIDEOLAJM/ Norvergji, temperaturat e ulëta deri në -52°C ngrijnë drerët për së gjalli
20 Janar, 22:21
-
Bodo, një nga tre Kryeqytetet e Kulturës Evropiane 2024
14 Janar, 08:37
-
Vrau 77 persona, avokati i vrasësit norvegjez: Breivik ndodhet në depresion të thellë
8 Janar, 18:21
-
FOTO/ Vrasësi i 77 personave akuzon Norvegjinë për trajtim çnjerëzor
8 Janar, 12:20
-
Jo vetëm Zvicra dhe Turqia, Kombëtarja mund të përballet me Halaand dhe Perunë para Europianit
8 Dhjetor 2023, 11:21
-
VIDEO/ 'Hedhja e vdekjes', vendoset rekord i ri botëror! Triumfi shkon për vikingun
7 Dhjetor 2023, 20:29
-
Norvegjia premton 92 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën
27 Shtator 2023, 07:53
-
Erling Haaland s'e harron origjinën, bën të lumtur 1000 fëmijë me pajisje sportive
5 Shtator 2023, 16:02
-
Vrasës i Norvegjisë padit shtetin për izolim! Në 2011, neo-nazisti vrau 77 persona në një ishull
19 Gusht 2023, 14:52