SHKODER - Kanë patur probleme me frekuentimin e orëve te mësimit dhe me notat jokaluese dhe për t’i shpëtuar kësaj situate, kanë vendosur të dëmtojnë regjistrat e shkollës. Tre adoleshentë, nxënës të shkollës së mesme në Velipojë, tashmë janë nën akuzë për vjedhje dhe janë ndaluar nga forcat e rendit.
Nxënësit E.P. 16 vjeç, J.D. 17 vjeç dhe E.S. 16 vjeç, që të tre banues në fshatin Velipojë-Shkodër, janë të akuzuar si autorë të vjedhjes. Tre adoleshentët kanë organizuar asgjësimin e regjistrave në shkollën e mesme “Nikollë Zogarjani”, në Velipojë-Qendër.
Ata kanë hyrë nga pjesa e pasme, duke thyer një dritare e duke zhvendosur edhe një pjesë të hekurave me mjete të forta, kanë hyrë në sekretari ku ndodheshin regjistrat dhe kanë marrë shtatë prej tyre. Brenda pak minutash, ata kanë vendosur të bëjnë dhe asgjësimin e regjistrave.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar mjaft gjurmë gishtërinjsh, të cilat i kanë korresponduar 3 nxënësve të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan disa pjesë të regjistrave të vjedhur e djegur. Ata akuzohen për “Vjedhje në bashkëpunim”.
Ndërkohë Drejtoria Arsimore e Shkodrës ka dërguar regjistra të rinj në shkollën e mesme të Velipojës dhe tashmë ka nisur puna për të bërë hedhjen e të dhënave nga fletoret e mësuesve në regjistra. Veç kësaj, në ditët në vijim, Drejtoria Arrimore e Shkodrës do të mblidhet dhe për të vendosur, nëse adoleshentët do të përjashtohen nga shkolla, apo do të vazhdojnë të qëndrojnë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com