Nota të mira, pas seksit të mirë

Nota të mira, pas seksit të mirë
GJERMANI – Në Gjermani tre të rinj kanë gjetur një mënyrë të mirë, që sipas tyre prodhon rezultate positive në provime. Tre studenttë të Universitetit të Mannheim kanë ofruar veten e tyre si zhigolo, për të gjitha vajzat studente, të stresuara apo të pakënaqura nga jeta e tyre seksuale. Gazeta gjermane “Der Spiegel”, i emëron ata si: Christopher, Oskar dhe Markus.

Djemtë shprehen se ofrojnë shërbim falas dhe këtë e bëjnë në emër të emancipimit seksual të femrave.
“Jemi fokusuar veçanërisht tek studentet femra, sepse ato ndjehen keq, pasi një mashkull kalon me to vetëm një natë. Dhe ç’është më e keqja, vajzat që duan vetëm të bëjnë qejf cilësohen si “të këqija”, tha Christoferi 21 vjeçar.

Pavarësisht se nisma e tyre shkaktoi të qeshura, tre djemtë pohojnë se kanë marrë email nga vajzat që duan të dinë diçka më shumë.
Ata tashmë pohojnë se orët e gjata të kaluara në bibliotekë kanë dhënë edhe shenjat e para se vajzat po “dashurohen” me zhigolotë e rinj.

(aq/shqiptarja.com)













  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)