Notari i talentuar me sindromën Down: Trofetë ia dedikoj babit që sot nuk jeton

Ata të dy kanë bërë krenarë edhe një here vendin tonë me përfaqësimin dinjitoz në Lojërat olimpike speciale ndërkombëtare që u zhvilluan në Abu Dabi  dhe në Dubai të emirateve të Bashkuara Arabe në mars të këtij viti. Të dy sportisët me aftësi të kufizuara intelektuale ishin të ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ku shprehën të gjithë mirënjohjen ndaj atyre që i kishin ndihmuar në gjithë këtë kohë. Gersi me emocione tha se gjithë arritjet e tij ia kushton të atit dhe gjyshes që janë ndarë nga jeta, e se ai do vazhdojë ende të luftojë fort për të tjera trofe.

Unë falenderoj mamin që më ka mbështetur, ka këmbëngulur që të shkoj në not. Falenderoj edhe trajnerët që më kanë mbeshtetur shumë. I falenderoj të gjithë pa masë, edhe shkollat ku kam mësuar, më kanë dhënë shpresë pa masë . Kam edhe një falenderim të fundit. Ia kushtoj babit tim dhe nënës time nga sipër, që më kanë dhënë shumë këshilla për të marrë pjesë në këto gara. Sepse kam marrë pjesë në shumë gara, në Kosovë, në Pragë, në Kanada. Unë kam ndërmend të jem një notar i famshëm, me kurajo të jap forca dhe të them se nuk ka mbaruar me kaq. 

Gersi Troka, notar

U këshilloj shumë të rinjve që të merren me sport , ta dashurojnë sportin, sepse sporti është diçka e mrekullueshme. Se çdo gjë me punë dhe vullnet arrihet e bukur.

Lulëzim Koçi, atlet

19 vjeçari Gersi Troka i cili dëshiron të bëhet inxhinier informatike dhe ka pasion notin dhe tashmë prej shumë vitesh e ushtron këtë sport në mënyrë sistematike. Ai gjithashtu është një nxënës shumë i mirë dhe kalon pothuajse të gjithë paraditen në mësimin e programeve më të reja kompjuterike dhe madje falë vullnetit të tij të padorëzuar ai ka mundur të fitojë dhjetëra çmime në gara noti, duke luftuar me çdo kufizim të tij dhe me ëndrrën për të dale një ditë kampion.

24 vjeçari Lulëzim Koçi (i cilësuar me prapambetje mendore) ka zgjedhur të ushtrojë prej vitesh sportin e atletikës. Lulëzimi ka krijuar familjen e tij dhe sot është baba i një fëmije.

Sportistët me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale, si dhe këngëtari Roland Hysi në studion e "Rreze Dielli"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët