Notat e lojtarëve në ndeshjen me
Italinë, Mavraj e Kaçe 'on Top'

Notat e lojtarëve në ndeshjen me<br />Italinë, Mavraj e Kaçe 'on Top'<br>
Shqipëria mundet nga Italia dhe mbyll eleminatoret në vendin e tretë në grup, duke arritur edhe objektivin e synuar.

Ndonëse pa shumë shkëlqim Italia arriti të fitojë edhe pse është kombëtarja më e dobët e Italisë ndër vite.

Cinikë e të ftohtë arritën të marrin një fitore minimale në “Loro Boriçi” të tejmbushur nga tifozët “Kuq e ZI”.

Kombëtarja shqipëtare bëri një ndeshje të mirë duke krijuar raste për shënim por që nuk arritën ti finalizonin siç duhet.

Në këto ndeshje trajneri Panuci ka krijuar përshtypjet për ekipin dhe ka krijuar bazat e duhura për eleminatoret e europanit të ardhshëm.

Notat dhe vlerësimet e lojtarëve për këtë ndeshje:

Berisha 6.5

 Si gjithnjë deçiziv në daljet dhe me një personalitet shumë të lartë. Shumë i saktë në dy raste të pastra. Pa përgjegjësi te goli

Hysaj 6 

Kishte një volum shumë të madh në lojën e tij. I mohoi pothuaj të gjitha mundësitë për të tentuar portën.

Mavraj 7 

Një lider në skuadër. Me qetësinë dhe kualitetin e tij reparti difensiv është më i ekuilibruar. Zgjidhi shumë situata të rrezikshme.

Veseli 6

Përqendrim i lartë, markim i rreptë dhe koordinim i saktë në situate të ndryshme. Ka nevojë për më shumë minuta me shokët e skuadrës.

Agolli 6 

Deciziv në lojën mbrojtëse, por me pak mundësi për të ndihmuar skuadrën në lojën sulmuese. Te goli, mbylli mirë kundërshtari që kishte më afër.

Kaçe 7 

Një tjetër ndeshje e mirë. Kokulur, shumë kilometra vrapime, shumë topa të rikuperuar dhe me shumë vizion në ndërtimin e aksioneve.

Basha 6.5 

Shumë i sigurt me topin, konfidencial me kundërshtarin. Ashtu si Kaçe, ka rikuperuar shumë topa dhe ka shtyrë mirë skuadrën drejt sulmit.

Memushaj 5.5 

Nuk kishte saktësinë e duhur. Vrapoi shumë, por nuk gjeti pika kontakti për të ndërtuar aksione korale drejt gjysmëfushës kundërshtare.

Grezda 6

Nëse do të ishte pak më bashkëpunues në rastin e golit, do të ishte padyshim një prej më të mirëve në këtë takim. Ka fantazi, iniciativë, duhet më shumë besim.

Roshi 6 

Punoi shumë në fazën mbrojtëse, por ishte pothuaj memec në lojën sulmuese. Munguan krosimet dhe driblimet, i dubluar mirë nga italianët

Sadiku 5.5 

Sërish i vetëm, përballë një mbrojtje pothuaj hermetike. Vrapoi, bëri presing të lartë, por nuk kishte mbështetjen e duhur.

Panucci 6.5

Ndeshje e luajtur me shumë guxim, duke e parë në sy kundërshtarin. Zgjedhjet e formacionit të sakta, ndoshta duhej të ishte pak më i vëmendshëm me zëvendësimet.

Lila 6 

Fizikisht gjithnjë në gjendje për të ndihmuar skuadrën. Ndihmoi në minutat e fundit skuadrën në komcinacone të mira sulmuese.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt