Novak Djokovic largon trajnerin pas gjashtë vitesh

Novak Djokovic largon trajnerin pas gjashtë vitesh

Novak Djokovic dhe trajneri i tij

Novak Djokovic ka treguar se ka shkëputur marrëdhëniet me trajnerin Goran Ivanisevic. Partneriteti ishte jashtëzakonisht i suksesshëm, me Djokovic që shijoi periudhën më dominuese të karrierës së tij.

Ivanisevic u bë trajneri kryesor i serbit në mars 2022, pasi kishte punuar më parë përkrah ndihmësit të Djokoviç, Marian Vajda për disa vite. Numri 1 i botës tha se ai dhe Ivanisevic ndanë rrugët “disa ditë më parë”, duke e konfirmuar në kanalet e komunikimit.

"Më kujtohet qartë momenti kur e ftova Goranin të ishte pjesë e ekipit tim. Ishte në vitin 2018 dhe Marian së bashku me mua po kërkonim të bënim inovacion dhe të sillnim një magji në stërvitje për dyshen tonë.

Në fakt, jo vetëm që sollëm rezultate, por edhe shumë të qeshura, argëtim, renditjen numër një në botë, arritje rekorde dhe 12 Grand Slam të tjerë (dhe disa finale) në numër që atëherë. A përmenda edhe pak dramën? Unë dhe Goran vendosëm të ndërpresim punën së bashku disa ditë më parë. Kimia jonë në fushë pati uljet dhe ngritjet e saj, por miqësia jonë ishte gjithmonë e fortë", shkruan kampioni i tenisit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë