VLORË - Kaskada e Selevecit po monitorohet 48 orë pa pushim. Ndërhyrja në këtë rezervuar për të mbyllyr 4 portat e hapura i ka kursyer Vlorës dhe fshatrave rreth saj përmbytjen e radhës. Solidariteti mes firmave të ndërtimit të Vlorës e bodit të kullimit duket se ka rezultuar eficent teksa materialet inerte të transportuara kanë forcuar argjinaturën e Selevecit.

Kreu i bordit të kullimit Apostol Qirko nuk kursen akuzat kundër drejtuesve të mëparshëm të cilët kanë shpërdoruar plot 6 herë fondet e akorduara për ndërhyrjen në këtë zonë.

Pavarësisht reshjeve të pakursyera të shiut, situata në kaskadën e Selevecit është stabilizuar, 18 kamionë me inerte kanë mbushur 6 km gjatësi të dëmtuar të agjinaturës. Gjatë natës është punuar me intensitet për të ngritur rreth 40 cm nivelin e saj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)