Nuhiu mohon akuzat

Nuhiu mohon akuzat
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shemsi Nuhiu, ka hedhur poshtë akuzat para Departamentit për krime të luftës të Gjykatës së Lartë të Serbisë se ka marrë pjesë në vrasjen dhe torturimin e civilëve serbë në Gjilan në vitin 1999, si anëtar i të ashtuquajturit ‘Grupit të Gjilanit të UÇK-së’, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Në fillim të gjykimit të unifikuar kundër 17 anëtarëve të të ashtuquajturit Grupit të Gjilanit të UÇK-së, 12 nga të cilët janë në arrati, Nuhiu ka mohuar edhe se ka qenë anëtar i UÇK-së, duke argumentuar se për krimin në Gjilan, me të cilin është ngarkuar nga prokuroria serbe, ka mësuar nga gazetat dhe ka pohuar se aktakuza nuk është e saktë.

Nuhiu është arrestuar një vit më parë në Zvicër në bazë të një fletarrestimi të Serbisë dhe në fund të muajit mars u ekstradua në Serbi, ndërsa është paraqitur për herë të parë në gjykatë të hënën.

Përveç tij në paraburgim gjenden edhe tre të pandehur, njëri mbrohet në liri, ndërsa të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet gjyqësore të Serbisë dhe janë duke u gjykuar në mungesë.

Në gjykimin e së hënës, të gjithë të akuzuarit përsëriten se procesi është i motivuar politikisht kundër tyre, duke mohuar përfshirjen në krimet që i vishen UÇK-së.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë