Ky proces sipas shefit të AMA-s është i ndërvarur nga dixhitalizimi i rrjeteve numerike të RTSH.
“Janë shumë procese që janë të ndërvarura nga njëri tjetri një proces është ai i transmetuesit publik dhe një proces tjetër është ai i transmetimeve historik kombëtar. Po ashtu është edhe pjesa e tretë e licensimit të transmetuesve lokal. Të gjitha këto procese kanë qenë për një kohë relativisht të gjatë, për natyra objektive dhe subjektive. Në qershor ne nuk mund të arrijmë mbulimin e plotë 100% të të gjithë zonave të Republikës. Megjithatë po bëjmë përpjekjet maksimale që të realizohet edhe zona të mëdha urbane dhe të mbulohet numri sa më i madh i mundshëm i këtyre qendrave.” theksoi Gentian Sala
Kreu i AMA–s ka ngritur shqetësimin po ashtu se një numër i konsiderueshëm televizionesh ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin aktual .
“Ekziston një numër i konsiderueshëm subjektesh që ushtrojnë veprimtari audiovizive në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara të ligjit. Shkeljet më të prekshme të evidentuara lidhen me cenimin e dispozitave ligjore për e detyrimeve financiare si dhe kërkesave dhe kushteve teknike të transmetimit të dalin nga zona e licencimit, mos mbulim me sinjal i zonës të cilët janë licencuar.” tha Kreu i AMA
Edhe procesi hartimit të akteve nënligjore apo edhe mos miratimi i atzre të hartuarave janë mangësi të evidentuara gjatë viti 2014.
“Në ligjin 97 2013 në nenin 141, kështu numri i akteve nënligjore të hartuara por ende të pa miratuara nga ama është i lartë, 26 rregullore, udhëzime kode dhe strategji.” u shpreh Sala
Në raportin vjetor te 2014 që tashmë i është dërguar Kuvendit evidentohen edhe mangësi të konsiderueshme në procesin e shqyrtimit të aplikimeve të depozituara nga subjektet brenda afateve ligjore . Dhe për rrjedhojë licensime te subjekteve për të cilët ka vijuar dhënia e autorizimeve pa respektuar procedurat dhe ligjin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)