Nuk bën punë as Di Maria, humbet
dhe City, Bayern barazon me Schalke

Nuk bën punë as Di Maria, humbet<br />dhe City, Bayern barazon me Schalke
Problemet e Manchester United këtë fillim edicioni nuk i zgjidh dot as blerja më e shtrenjtë në historinë e kampionatit anglez, Di Maria. ‘Djajtë e Kuq’ nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola me Burnley në transfertë duke rikthyer ‘fantazmat’ e edicionit të kaluar.

Surprizë ka qenë edhe humbja e kampionëve në fuqi të City-t në shtëpi përballë Stoke-s me rezultatin minimal 0-1, teksa ndeshja ka qenë tejet e tensionuar deri në fund. Chelsea mundi Everton 3-6 me  një Diego Costa në formë mjaft t ë mirë.
 
 
Premier League

Manchester City 0 - 1 Stoke City
Newcastle United 3 - 3 Crystal Palace
Queens Park Rangers 1- 0 Sunderland
Swansea 3 - 0 West Bromwich
Burnley 0 - 0 Manchester United
West Ham 1 - 3 Southampton
Everton  3 - 6 Chelsea
Në kampionatin gjerman Leverkusen bëri poker golash përballë Hertha Berlin duke e mundur 4-2 me shumë lehtësi dhe treguar se është një nga ekipet që mund t’i hapë punë kampionëve në fuqi dhe Dortmundit nëse do ta nënvlerësojnë. Surprizë ishte fitorja e Paderborn-it të Mehës përballë Hamburger jashtë 0-3, por edhe humbja e Stuttgart po në shtëpi me Colonge 0-2. Bayern nuk shkoi më shumë se një barami 1-1 me Schalken jashtë fushe. Golin pët kampionët e shënoi Levandovski.
 
Bundesliga

Leverkusen 4 - 2 Hertha Berlin
Hamburger 0 - 3 Paderborn
Stuttgart 0 – 2 Cologne
Werder Bremen 1 - 1 Hoffenheim
Wolfsburg 2 - 2 Eintracht Frankfurt
 Schalke 04 1-1 Bayern Munich

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur