Në prag të sfidës së tretë kualifikuese të Botërorit në grupin I, që luhet të mërkurën në orën 20:45 kundër San Marinos, trajneri i Kombëtares Edy Reja, e ka mohuar se ka një çështje Florian Kamberi. Për futbollistin është shkruar sot se është larguar nga kuqezinjtë, pasi italiani nuk e aktivizoi kundër Anglisë. Përsa i përket sfidës me San Marinon Reja tha se nuk do të bëjë eksperimente pavarësisht se kjo përfaqësuese renditet e fundit në listën e FIFA-s.
“San Marino është një ekip shumë i organizuar, nuk do jetë aspak një kundërshtar i lehtë. Nuk e kam ndërmend të bëj eksperiemte me formacionin, por në bashkpunim me doktorët dhe fizioterapistët do të vendos se kush luan. E sigurtë është se në portë do jetë Strakosha,”-tha trajneri.
Për këtë ndeshje Reja nuk do të ketë të disponueshëm siç dihet Kumbullën e dëmtuar dhe Gjasulën për shkak kartonash, ndërsa tani e sigurtë edhe se do të mungojë Kamberi, Roshi, por edhe mesfushori Nedim Bajrami, pasi nuk ka marrë lejen nga FIFA për të qenë pjesë e kuqezinjve.
Ndërkohë pranë trajnerit Reja në konferencë ka qenë i pranishëm edhe Elseid Hysaj, i cili për shkak se Berisha do ta nisë nga stoli do jetë kapiten. Hysaj fillimisht foli për humbjen me Anglinë, ndërsa shtoi se kundër San Marinos kuqezinjtë luajnë vetëm për tre pikët.
“Humbja ndaj Anglisë nuk na bëri shumë përshtypje në anën e moralit, sepse e dinim që ishte një kundërshtar shumë i vështirë. Luajmë vetëm për 3 pikët ndaj San Marinos. Kemi një skuadër shumë të mirë me një trajner të shkëlqyer,”-u shpreh Hysaj.
Kjo është ndeshja e tretë për kombëtaren në këtë fushatë eliminatore pas fitores me Andorën dhe humbjes me Anglinë.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.7%
-
Jo
19%
-
Ndoshta
10.3%
Vota total: 564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elseid Hysaj bëhet 'sheik', interes nga Katari dhe Arabia Saudite për mbrojtësin kuqezi
3 Korrik, 21:42
-
'Shkoi përtej futbollit', Elseid Hysaj: Në Euro 2024 u dëmtuam nga arbitrat, ja pse ula kokën te goli i Italisë
28 Qershor, 09:18
-
Kombëtarja mbërrin në Rinas/ Sylvinho konfirmon qëndrimin: Jam pjesë e kësaj pune! Tifozët ishin të pabesueshëm, ishim më shumë se gjermanët
25 Qershor, 15:45
-
Euro 2024/ Nesër Kroaci-Shqipëri, tifozët optimistë: Rezultati 0-3, presim maksimumin nga Hysaj
18 Qershor, 18:34
-
U 'kryqëzua' nga tifozët, Elseid Hysaj rihap rrjetet sociale! Mbrojtësi i Kombëtares: Kërkoj ndjesë, ishte gabim loje
17 Qershor, 18:29
-
Ndër më të kritikuarit te goli i Italisë, Hysaj merr vendimin e papritur
17 Qershor, 07:19
-
Hysaj pas humbjes ndaj Italisë: Të shohim se çfarë do të ndodhë kundër Kroacisë, asgjë s’është e pamundur
16 Qershor, 11:03
-
VIDEO/ Goli i dytë i Italisë, tifozët ‘kryqëzojnë’ Hysajn! Ul kokën mos goditet nga topi
16 Qershor, 09:42
-
Eduard Zaloshnja: Shanset 50-50 për Itali-Shqipëri, modeli statistikor i parashikon 58%-42%
15 Qershor, 09:11
-
'Shqiptarët i kam në zemër, por bëj tifo për Italinë', Edy Reja: Kujdes nga Bajrami, Sylvinho e gjeti tryezën e shtruar nga unë
12 Qershor, 11:50
-
Euro 2024/ Kombëtarja nis përgatitjet për Italinë, Hysaj: Na neglizhojnë? Edhe ne i kemi me pikë të kuqe, nuk mjaftohemi me prezencën
10 Qershor, 14:49
-
Ferrari iu dogj në rrugë, Elseid Hysaj ngushëllon veten me makinën 316 mijë euroshe
22 Maj, 16:08