Nuk binin dakord për edukimin e 55 fëmijëve, politikania urdhëron vrasjen e bashkëshortit

Nuk binin dakord për edukimin e 55 fëmijëve, politikania urdhëron vrasjen e bashkëshortit

Një anëtare e Kongresit të Brazilit akuzohet se iu ka dhënë urdhër fëmijëve të saj, që të vrasin bashkëshortin.

Siç raportojnë mediat e huaja, 59 vjeçarja Flordelis dos Santos de Souza, ka dashur të vrasë bashkëshortin Anderson do Carmo, 42 vjeç, mëngjesin e 16 qershorit në shtëpinë e tyre në Niteroi, në juglindje të Brazilit. Të dy ishin pastorë në një kishë.

Çifti i njohur që përfaqësonte një parti me rrënjë evangjeliste, kishte 55 fëmijë, disa biologjikë e të tjerët të adoptuar.

Policia tha se Do Carmo u vra pas një debati të çiftit mbi mënyrën e trajtimit të fëmijëve nga kongresmenia, e cila akuzohet se preferonte më shumë disa prej tyre. Do Carmo dyshohet se është vrarë nga një prej bijve të tij, pasi është urdhëruar nga nëna.

Dyshohet se ishte përgatitur gjithë skena për vrasjen e bashkëshortit, pasi do thuhej se ai u vra në një grabitje të armatosur. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar 9 persona, ndërsa vetë De Suoza nuk u prnagos. Kjo sepse ligji brazilian nuk e lejon këtë, pasi ajo gëzon imunitet si politikane.

Disa nga autoritetet kërkojnë që Flordelis dos Santos de Souza të arrestohet e të dërgohet në gjyq për komplot në vrasjen e bashkëshortit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 26/08/2020 01:15

    Ishalla na e heq qafe Monika edhe kete Liken ne kete menyre se ligji dhe SPAK i ka harruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti politik në Maqedoninë e Veriut: Pse fitoi VMRO?

Tërmeti politik në Maqedoninë e Veriut: Pse fitoi VMRO?