Një 55-vjeçar tentoi ditën e sotme të largohej nga Shqipëria me një shumë të konsiderueshme prej 23 dhe 250 eurosh. Por ka qenë Policia Kufitare e cila në doganën e Rinasit pas verifikimeve ka konstatuar se eurot ishin të padeklaruara dhe menjëherë janë sekuestruar. Gjithashtu 55-vjeçari Hasan Lluca i cili këto para i kishte fshehur në trup, është nën hetim nga Policia. Report Tv mëson se Hasa Lluca është një person pa precedent kriminal dhe se pasi i janë sekuestruar paratë e padeklaruara është shprehur në komisariatin e Policisë se paratë i kishte nga shitja e shtëpisë së vet.
Njoftimi i Policisë
Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi
Policia Kufitare procedon penalisht një 55 vjeçar. Sekuestrohen 23.250 euro
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave për forcimin e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rreth orës 16.00 është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".
Do tju mbledhin te gjitha leket avash avash me djerse e pa djerse.
Përgjigju