Nuk deklaroi shumën 13 mijë euro në Kakavijë, vihet në hetim 27-vjeçari
Paratë që iu sekuestruar 27-vjeçarit
Një 27-vjeçar është vënë nën hetim nga policia në pikën kufitarë të Kakavijës, pasi nuk deklaroi një shumë prej 13 mijë eurosh. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. A, të cilit i janë sekuestruar 13 100 euro. Sipas njoftimit të policisë, 27-vjeçari ishte drejtuesi i një autobusi i linjës Athinë-Tiranë dhe shumën e parave e kishte fshehur në sediljen e drejtuesit.
Njoftimi i Policisë:
Sekuestrohen 13 100 euro, procedohet në gjendje të lirë 27-vjeçari që nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.
Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.4%
-
Jo
44.2%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2277
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Proda inspekton Kakavijën dhe urdhëron vartësit: Asnjë pengesë artificiale për qytetarët në kufi, lehtësoni lëvizjen dhe bashkëpunoni me homologët
29 Dhjetor 2024, 21:40
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
-
Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez
26 Dhjetor 2024, 10:57
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor 2024, 08:40
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor 2024, 08:59
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, lekë dhe paund të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari
10 Dhjetor 2024, 09:33
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Kakavijë/ Udhëtonte drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro me vete, por nuk i deklaroi! Procedohet penalisht 55-vjeçarja
26 Tetor 2024, 11:46
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me 14 mijë e 500 euro të padeklaruara, nën hetim 54-vjeçari
8 Tetor 2024, 12:35
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimin iraniani në Kakavijë (EMRI)
11 Shtator 2024, 15:09
-
Fluks lëvizjesh në Kakavijë, në 24 orë kaluan mbi 10 mijë shtetas
24 Gusht 2024, 10:40