Nuk do paguhet taksë për dyqanin e mbyllur në muajin e luftës ndaj COVID-19

Nuk do paguhet taksë për dyqanin e mbyllur në muajin e luftës ndaj COVID-19

Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se nuk do të paguhet taksa në muajin që ke mbyllur dyqanin gjatë kohës së luftës kundër COVID-19, ndërsa për kategoritë e tjera nuk ka asnjë negocim. "More zotëri nëse nuk paguani asgjë me çfarë të ardhurash ju doni që ky shtet t'ju paguajë të gjithëve dhe t'ju  mbajë të gjithëve pa punë në shtëpi?!

Me se?! Nga vijnë ato dyfishimet e ndihmës ekonomike për kohën e luftës, pagat e luftës për të gjitha ata 60 mijë e kusur njerëz që janë në shtëpi se kanë mbyllur biznesin e  vogël, nga vjen garancia 100 milionë për kompanitë që të mund të qëndrojnë në këmbë.

Nga do vijnë këto të tjerat që po përgatisim? COVID-19 do i sjellë nga vetja? Se disave u duket si Sudja. Nga do të vijnë. Prandaj mos flisni absurditete. Dritat nuk negociohen në asnjë rast. Një vend që negocion dritat dhe mbetet pa drita nuk fiton asnjë betejë jo më luftën, harrojeni.

Taksat, për ato gjëra, për atë pjesë që ka të bëjë me atë që është marrë dhe fituar nuk negociohet, taksa kur nuk ke, ke mbyllur dyqanin në atë muaj nuk ke çfarë paguan por për të tjerat nuk flitet fare, fare për këtë, nuk negociohet tha ai.


Lajmi kryesor:

S'do paguhet taksë për dyqanin e mbyllur nga COVID-i, Rama: Kemi 304 respiratorë, kategoritë që përfitojnë nga paketa e dytë, masat e reja javën tjetër


  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!