TIRANE-Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka njoftuar kategoritë e reja që do të përfitojnë nga paketa e dytë e ndihmës ekonomike që do të miratohet pas datës 15 prill. Nga java tjetër do të jenë aktive masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, por që më parë do të pritet ndryshimi i Kodit Penal dhe Rrugor në parlament me sanksionet që shkojnë deri në burg për qytetarët dhe heqjen e lejes së drejtimit për makinën. Gjithashtu, Rama tha se nuk do të paguhet taksa në muajin që ke mbyllur dyqanin gjatë kohës së luftës kundër COVID-19, pra kategoritë e caktuara në aktin normativ, ndërsa për kategoritë e tjera nuk ka asnjë negocim. Rama theksoi se kemi në dispozicion 304 respiratorë në total në luftën kundër koronavirusit, ndërsa deri tani po përdoren vetëm 4 prej tyre. Një lajm i mirë ishte edhe për personat që marrin ndihmën ekonomike. "Sot 63142 familje kanë marrë ndihmën ekonomike dyfish. Është edhe një pjesë tjetër 6% i së tërës që paguhet nga bashkitë dhe që po lëvrohet dhe në pak ditë të gjithë do të marrin dyfishin e pagesës" tha Rama. Ndërkohë që nuk munguan batutat me qytetarët.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se nuk do të paguhet taksa në muajin që ke mbyllur dyqanin gjatë kohës së luftës kundër COVID-19, ndërsa për kategoritë e tjera nuk ka asnjë negocim. "More zotëri nëse nuk paguani asgjë me çfarë të ardhurash ju doni që ky shtet t'ju paguajë të gjithëve dhe t'ju mbajë të gjithëve pa punë në shtëpi?!
Me se?! Nga vijnë ato dyfishimet e ndihmës ekonomike për kohën e luftës, pagat e luftës për të gjitha ata 60 mijë e kusur njerëz që janë në shtëpi se kanë mbyllur biznesin e vogël, nga vjen garancia 100 milionë për kompanitë që të mund të qëndrojnë në këmbë.
Nga do vijnë këto të tjerat që po përgatisim? COVID-19 do i sjellë nga vetja? Se disave u duket si Sudja. Nga do të vijnë. Prandaj mos flisni absurditete. Dritat nuk negociohen në asnjë rast. Një vend që negocion dritat dhe mbetet pa drita nuk fiton asnjë betejë jo më luftën, harrojeni.
Taksat, për ato gjëra, për atë pjesë që ka të bëjë me atë që është marrë dhe fituar nuk negociohet, taksa kur nuk ke, ke mbyllur dyqanin në atë muaj nuk ke çfarë paguan por për të tjerat nuk flitet fare, fare për këtë, nuk negociohet” tha ai.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se Kuvendit po i drejtohet për ndryshimet në Kodin Penal dhe Rrugor, sepse deri tani në kodin tonë penal kemi vetëm karantinën për kafshët të përcaktuar. Ai tha se masat e reja do të jenë aktive duke filluar nga java e ardhshme, por shtrëngimet do të jenë të forta për shkelësit. Në bashkëbisedimin me qytetarët ai mori edhe një shembull konkret, dyqanet se cfarë masash duhet të marrin për të qenë gati kur të merret vendimi për hapjen e tyre.
"Rihapjen duhet ta konceptojmë si proces gradual, pjesë pjesë. Nuk e imagjinojmë si luftë kur do të largohet gjermani i fundit, kjo është një luftë që do të vijojë edhe më gjatë sesa fundi i saj i dukshëm, sepse duhet të bashkëjetojmë me epideminë, apo më saktë hijen e saj, duke na detyruar që të respektojmë disa masa që do të na dukshin absurde, psh; masa që kanë të bëjnë me hapjen patjetër, por do i shoqërojmë me masa shtrënguese shumë të forta. Nëse do të lirojmë makinat private që duhet të lëviznin për punë, do të vendosim masa shtrënguese që nëse makinën e përdor për dicka tjetër, humbet makinën për vite, lejen e drejtimit, do të paguash edhe gjobë dhe mund të përfundosh pas hekurave.
Në kodin tonë penal kemi vetëm për karantinën e kafshëve, nuk kanë menduar se cfarë duhet bërë në rast të një epidemie, prandaj do i drejtohemi parlamentit për ndryshim e kodit penal dhe rrugor për të hapur rrugën e një kornize të qartë penale dhe shtrënguese që paralelisht masat të respektohen. Nëse një punëdhënës do i themi fillo puno nëse do të hapim të gjitha njësitë tregtare, të biznesit që nuk janë njësi brenda një qendre tregtare, pasi ajo do të jenë pjesa e fundit. Do kërkojmë rregulla stritike, maska dhe doreza për punonjësi, dezinfektat punonjësit që mund të hyjnë. Dhe për këtë të gjithë ata që kanë një dyqan të përgatiten dhe të jenë gati kur të fillojnë punën, por nëse shkelen masat është kundravajtje penale jo administrative. Ashtu si këmbësorët. Nuk mund të vijojmë me sensibilizim nëse hapim fashën orare, që do te hapim së shpejti, do të penalizohen. Jo më kundravajtje e thjeshtë, por penale me gjobë ose heqje lirie.
Ata që do të futen te lista e shkelëse do të lenë lejen e drejtimit aty, qofshin këmbësorë apo shoferë, nëse kanë makinë do e humbin për të njëjtën periudhë. Humbet direkt lejen e drejtimit, të të dhëmbë deri në fund dhe jo ta ia hedhësh me një gjobë që në fund e paguan prapë babai. Nëse merren një tjetër person tjetër nga puna, që do të qëndrojë mbrapa dhe jo para. Nëse merr persona të moshuar apo mitur nëse nuk ke autorizim janë të patolerushme. Po i them që këto masa do të jenë aktive duke filluar nga java e ardhshme. Do të shkojmë në parlament për të ndryshuar kodet dhe më pas do të jenë të zbërthyera për të qenë shumë të qartë, që për popullin nuk ka gjoba dhe ndëshkime, por për ata që shqetësojnë popullin, kërcënojnë shëndetin e popullit, vendosin në rrezik jetën e njerëzve që janë zbatues të rregullave" tha Rama.
Një tjetër qytetar iu ankua kryeministrit se i mbylli në bunker, por Edi Rama tha se po kujdeset për shëndetin e qytetarëve. "Me këtë mendje që ke je një 'bombë' në shtëpi, duhet të çmontojmë dhe ty si bombë duhet të çmontojë familja jote" iu përgjigj ai.
Kryeministri ishte edhe njëherë tjetër i prerë se kufijtë nuk hapen. "Doganat nuk hapen. Kjo nuk është çështje patriotësh apo atdhetarësh, apo dëshire, kush është sot patriot sot mbron popullin, komunitetin, familjen dhe veten, që të mos bëhet nesër një armik duke transportuar bombat nga rruga në shtëpi".
Gjatë komunikimit nuk kanë munguar batutat nga Edi Rama kur një qytetar iu ankua se po çmendet nga karantina. "Po pse u çmende, sepse po të mbrojmë jetën, apo jetën e familjes tënde, apo pse nuk e lëmë Shqipërinë që të bëhet gropë me COVID apo për fat të mirë, Shqipëria nuk është bërë lajm botëror, sepse kemi një situatë të qëndrueshme". "Jeni fenomenalë, do të dalim nga kjo luftë faqebardhë. Nuk ka luftë pa viktima dhe plagë".
Kryeministri Edi Rama tha se të larguarit nga puna nga kompanitë si rezultat i shkurtimit nga gjendja e krijuar do të mbështeten në paketën e dytë. "Nuk do u lëmë vetëm, dakord? Bëni vetëm pak durim se duhet të shikojmë numrat. Ju jeni 'jetimë' lufte dhe në këtë moment ne s'do u lëmë vetëm. Pra ata që kompania i ka pezulluar apo shkurtuar si rezultat i luftës, ne nuk do i lëmë vetëm, si dhe sa do na jepni edhe pak kohë".
Një qytetar i kërkoi kryeministrit që të urdhërojë që të mos paguhen dritat, por përgjigja e tij ishte "More zotëri nëse nuk paguani asgjë, me cfarë të ardhurash doni t'u paguajë shteti, me cfarë, nga vijën ato dyfishimet e ndihmës ekonomike. Do i sjellë COVID-i me vete? Disa u duket COVID-i si Sudja, duan të rrinë në shtëpi dhe të marrin njëlloj. Mos flisni absurditete, dritat nuk negociohen në asnjë rast".
Të gjithë ata që e kanë qiranë të ardhurën e vetme, kryeministri Rama u ka kërkuar që deri në datë 10 prill të plotësojnë formularin te faqja e Tatime për t'u subvencionuar më pas. "Në tatime kemi numrin e atyre që e kanë regjistruar vetë qiranë, por individët që ia kanë dhënë dikujt tjetër për ta dhënë me qira dhe prej saj marrin të ardhurat, deri në 10 prill duhet të deklarojnë në tatime që e kanë të ardhurën e vetme, dhe do të përfitojmë në paketën e zgjedhur" tha Rama.
Një qytetar i kërkoi llogari se përse sot në Thumanë ishte pa maskë, ndërsa kryeministri iu përgjigj "Unë nuk dola në pazar, vajta në një vend pune me distanca, as iu afrova dhe as m'u afrua njeri. Nuk bëj gjëra të jap shembullin e gabuar. Kur dhe nëse do të bëhet e detyrueshme për të gjithë do ta bëj edhe unë".
Në paketën e dytë të ndihmës ekonomike që do të zyrtarizohet pas 15 prillit do të përfitojnë disa kategori, të cilat kryeministri i bëri publike sonte. 'Kam marrë ankesa nga biznese të vogla, si rropaqepësi, servis makinash, me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi është i mbyllur, pasi nuk ka fluksin që lëviznin, tani dhe kur dalin sa për punë dhe kthehen. Po ashtu, hidraulik, agjenci turistike, dizainjer, taksixhi. Të gjithë këta dhe ndonjë kategori tjetër do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes, të gjithë pa përjashtim. Pasi janë biznese të vogla të mbyllura nga lufta. Po kështu ata që janë punonjës të linjave të transportit dhe janë në shtëpi do të jenë pjesë e paketës së zgjeruar".
Koha kur do të hapen lokalet është e largët. "Baret janë në fund, kur të hapen do të thotë se do të festojmë" tha sonte Edi Rama.
Edi Rama kishte një lajm të mirë sonte edhe për berberët që do të futen në kategorinë përfituese nga paketa e dytë e ndihmës ekonomike. "Për berberët që janë mbyllur, ata që janë regjistruar, do të marrin pagën përkatëse, që po e studiojmë. Do të jetë pjesë e paketës së zgjeruar brenda 15 majit". Sa i përktet hapjes së linjave ajrore, ai tha se "do të hapen kur situata të ketë kaluar".
Një përgjigje kryeministri e kishte edhe për opozitën që i kërkon cdo ditë që të rrisë testimet. "Testet nuk janë çështje e qeverisë dhe aq më tepër e PD-së kurrë nuk mund të marrin mendjen e PD-së. Kjo strategji është përcaktuar nga komiteti, nëse do të thonin na duhen 2 mijë teste në ditë, ne aq do të kishim. Në këtë luftë jam përgatitur për gjithcka, cdo gjë që do i duhet nuk do i mungojë Shqipërisë edhe nëse do të jetë prapa diellit. Mungon sensi i atyre që i thonë vetes opozitës, aq thua se këtu nuk jemi në luftë, a thua se jemi në kohën e historive që nuk po jua kujtoj. Ne jemi në një konflikt fatal".
Shqipëria ka në dispozicion 304 respiratorë në total në luftën kundër koronavirusit, ndërsa deri tani po përdoren vetëm 4 prej tyre.
"Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës, plus 20 në paketën e parë të ndihmës së BE, në total janë 304 në dispozicion. Në respiratorë ne sot kemi vetëm 4 veta. Jemi vendi në Europë me më pak persona të intubuar dhe % shtretërish që është më e larta, sepse i morëm të parët masat.
Sot kemi 310 krevatë vetëm në dy struktura Infektivi dhe Sanatoriumi, pa llogaritur shumë të tjerë të lirë. Sot kemi të zënë vetëm 23% të kapacitetit të zënë, si rezultat i rezistencës fantastike, po të mos kishim marrë këto masa sot do të ishim në një gropë" tha Rama.
Per mendimin tim duhej nje page tek 15000.00 pra pesmdhjet mije leke per te gjithe shqiptaret perjashtuar mjekesin,policin,ushtrin. te tjeret qe spunojne vetem page lufte,15000.00
PërgjigjuJam dakort me ty per nje page unike pet te gjithe ne kete periudhe te veshtire.çdo individ mbi 18 vjeç( ne pune ose jo) te perfitonte 18000 lek muaji( sigurimet te mbulohen nga shteti) çdo person nen 18 vjeç te perfitoje nje shume mujore prej 10000 lekesh.Kjo per sektorin publik dhe ate privat qe preket nga masat e mbylljes.Ata biznese qe punojne te paguajne si ne situate normale( supermarketet,fruta perimet,telefonia,dyqanet e mishit) duhet te paguajne dhe me shume sepse kane realizuar xhiro me shume se çdo periudh tjeter) Trajtim me te mire financiar duhet te kete vetem MJEKSIA!Policia nuk ka pse ! Thjesht po merren me kontrollin e rradheve!dhe me gjobitje hallexhijsh! Ndersa perdorimi i ushtrise me duket gjeja me absurde ne kete situate! Po shpenzohen kot fonde ne kete drejtim!
Perr Çfare taksash behet fjale?Uji dhe dritat ti thua jane sherbim dhe duhen paguar( kjo eshte normale dhe pse nuk kane me pagu se nuk kane konsum).Sigurimet shoqerore dhe shendetsore ti thua se nuk bohet fjal me mos i paguar( automatikisht ai 26000 - lekshi bohet 7800 lek mo pak).Taksat vendore(i quani ndonjeher tarifa) lali eri dhe lala te tjer bashkiak si diskutojne fare( perjashto hapsiren publike)(personalisht taksa e pastrimit per 2020 me ka dal 1500 lek me e larte se 2019)Tatimin mbi qeran nuk e ve ne diskutim!(thjesht e shtyve 2 muaj)( nese!).ateher i bie qe atyre bizneseve qe jan mbyllur ti i ke fal tatim- fitimin( kush jane me tatim fitim pra mbi 5000000 lek xhiro vjetore).DMTH I ke fal 7-15% te fitimit qe ata kane realizuar kur kan qen MBYLLUR!A mund ta dime sa eshte 15% i fitimit per nje biznes me xhiro mujore 0 LEK????( Kjo eshte si 7x7 = 42 mbase me e qellimshme)
PërgjigjuCilen taksa thuaj me emer se tj e drresh shpejt, si me infermjeret dhe mjeket, thuaj psh Sigurime Tvsh Tatim burim Taksa vendore Cilen ore shoku mashtrruse se ti te ngren nga varri baben me mashtrrime
PërgjigjuDeri tani ne Shqiperi kush eshte futur ne ventilator ka vdekur. Se ca hyn ne pune kur vdekshmeria eshte 100%, nje zot e di
Përgjigju6 respiratore kane dhe 309 shtreter leje ca ben ky debili ky se di cili esbte respiratore cili shtrrat, pastaj per vdekshmerin mos pyet keto dhe ato qe kane sdin me i perdor
304 respirator është sukses i madhë, suedia me 10 mil banor ka 600 respirator...!
PërgjigjuTe na rrroje Partia