Këngëtarja ka përqafuar një stil aspak të zakonshëm për të, me një look të frymëzuar nga Marilyn Monroe, e veshur me asgjë tjetër veç një peliçeje pellushi. Ajo që e bën edhe më 'të pabesueshëm' këtë set fotografik, është fiziku i këngëtares.
Bigu duket shumë në formë dhe më e dobët se ç'jemi mësuar ta shohim këto muajt e fundit. Ose këngëtarja i është nënshtruar ndonjë diete shumë drastike për të humbur kilet e tepërta brenda pak javësh, ose fotografi i saj e ka tepruar pak me dozën e fotoshopit, gjë që nëse është e vërtetë, është plotësisht e panevojshme.
Ne jemi mësuar ta duam Big Mamën edhe kur ka qenë shumë e shëndetshme se sot. Mungesa e komplekseve e bënte të dukej më origjinale.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)