Nuk do ta besonit kurrë kush
është këngëtarja në këto foto

Nuk do ta besonit kurrë kush<br />është këngëtarja në këto foto
Besjana Kasami e njohur kryesisht si Big Mama, është shfaqur e transformuar në fotosesionin më të fundit fotografik, realizuar me fotografin Veton Osmani.

Këngëtarja ka përqafuar një stil aspak të zakonshëm për të, me një look të frymëzuar nga Marilyn Monroe, e veshur me asgjë tjetër veç një peliçeje pellushi. Ajo që e bën edhe më 'të pabesueshëm' këtë set fotografik, është fiziku i këngëtares.

Bigu duket shumë në formë dhe më e dobët se ç'jemi mësuar ta shohim këto muajt e fundit. Ose këngëtarja i është nënshtruar ndonjë diete shumë drastike për të humbur kilet e tepërta brenda pak javësh, ose fotografi i saj e ka tepruar pak me dozën e fotoshopit, gjë që nëse është e vërtetë, është plotësisht e panevojshme.

Ne jemi mësuar ta duam Big Mamën edhe kur ka qenë shumë e shëndetshme se sot. Mungesa e komplekseve e bënte të dukej më origjinale.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

3/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi