'Nuk do të kalojnë në Lezhë pa kaluar në Kubrin', Basha: Pjerin Ndreu është për burg

'Nuk do të kalojnë në Lezhë pa kaluar në Kubrin', Basha: Pjerin Ndreu është për burg


Basha para kurbinasve ka thënë se kandidati i PS, Pjerin Ndreu për bashkinë e Lezhës duhej të ishte në burg për shitjblerje votash në Dibër.

"Me demek do të prezantojë kandidatin në Lezhë por ai duhet të ishte në burg për blerje votash në Dibër. Nuk shkohet në Lezhë pa kaluar në Kurbin. Ka njoftuar se të shtunën, në procesin fals e kriminal zgjedhor, do të prezantojë kandidatin fals në Lezhë, njeriun që sot duhet të ishte në burg për shitblerjen e votave në Dibër.

Dosjen e shitblerjes së votave në Dibër e ka kyçur, por të vërtetën nuk e kyç dot as Edi Rama e as Pjerin Ndreu. Duhet të ishte në burg për shitblerjen e votive në Dibër, sepse është kapur si pjesë e organizatës kriminale me dosjen 184. Tani në vend që të ishte para drejtësisë, Edi Rama  do ta sjellë kandidatin për burg dhe ta bëjë kandidat për kryetar bashkie.

A mund ta pranoni ju këtë? A mund ta pranojë Lezha këtë? Dëgjoje mirë Edi Rama!  Dëgjoje mirë Pjerin Ndreu!  Dëgjoje Kurbinin, se nuk shkohet në Lezhë pa kaluar në Kurbin." ka thënë Basha.


Lajmi kryesor:

Basha betohet për Kishën e Laçit nga Kurbini: Rama pas hekurave, ne duhet të hapim negociatat (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër