Nuk dorëzohen iranianët, organizojnë protesta të reja kundër qeverisë

Nuk dorëzohen iranianët, organizojnë protesta të reja kundër qeverisë

Protestat në Iran

Iranianët kanë nisur protesta të reja kundër Qeverisë në dhjetëra lagje në kryeqytetin iranian, Teheran, si vazhdimësi e protestave që janë zhvilluar me muaj në këtë shtet, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.

Ajo ka vdekur në shtator të vitit të kaluar sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Protestuesit në lagjen Jannat Abad të Teheranit kanë shpërfaqur mllefin e tyre ndaj ndërhyrjes qeveritare në lirinë e shprehjes, andaj janë dëgjuar duke bërtitur “Liri, liri!” dhe “Vdekje diktatorit”, referencë për liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Në lagjen Ekbatan të Teheranit, e cila ka qenë epiqendër për protestat që janë mbajtur tash e sa muaj, protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur slogane kundër pushtetit dhe kanë krijuar postblloqe në zonën e hyrjes në lagje, si dhe kanë vazhduar arrestimin e pjesëmarrësve.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale janë parë disa njerëz duke djegur banerë propagandues të Qeverisë në qytetin iranian Jasuj.

Zyrtarët iranianë kanë fajësuar Perëndimin për organizimin e protestave prej vrasjes së Aminit.

Sipas grupeve për të drejta të njeriut, si pasojë e shtypjes qeveritare, në protesta kanë vdekur më shumë se 500 njerëz, përfshirë 71 fëmijë. 

Këto protesta konsiderohen kërcënimi më i madh për Qeverinë islamike prej Revolucionit të vitit 1979. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!