Nuk dorëzohet Koço: Kijeni
të qartë, jam ende deputet

Nuk dorëzohet Koço: Kijeni<br />të qartë, jam ende deputet
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka kthjelluar Koço Koëdhimën që të pranojë humbjen e mandatit të tij. Me tone të ashpra ai u është drejtuar gazetarëve në Vlorë, teksa e pyesnin se si ndihej që tani nuk ishte më deputet, duke ju thënë se vazhdonte të ishte ende i tillë. “Si ndiheni sot, duke qenë se është hera e parë që vini si jo deputet në Vlorë? Si është angazhimi juaj tani?”-e pyeti një prej gazetarëve.

Sipas komunikimit të zbardhur nga vetë Kokëdhima në rrjetin social facebook, ai i është përgjigjur: “Unë vazhdoj të jem deputet, që ju ta keni të qartë këtë gjë. Së dyti, nuk e kam për herë të parë që kam ardhur, kam qenë këtu edhe përpara tetë ditësh. Kam qenë në takim me banorë të një lagjeje në Vlorë dhe kemi diskutuar çështjet e tyre dhe do të vazhdoj që të vij këtu gjithë kohës dhe të punoj, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë qarkun e Vlorës, në të gjithë zonën ku kam nisur punë. Do të vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen, pranë qytetarëve dhe krah për krah me kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi”.

Kokëdhima ka pranuar dje se kandidati i vetëm për kryetar i PS-së në Himarë, i cili rezultoi dhe fitues, ka bërë një gabim në jetë, për të cilin është dënuar. Ai pranoi ato që shkruante Shqiptarja.com një ditë më parë, por tha se ligji i dekriminalizimit nuk e kap moskallëzimin e krimit.

Gjicali është aktivist i PS-së në Himarë dhe ka figurë të pastër penale. Sigurisht që ai ka bërë një gabim në jetën e tij dhe për këtë gabim ai është ndëshkuar sipas ligjeve. Vlerësimi i faktit, se meriton apo jo, ky veprimtar politik të zgjidhet në një post drejtues në Bashkinë e Himarës është një çështje e ligjit dhe nuk është një çështje që duhet ta zgjidhin njerëzit që raportojnë në mënyrë tendencioze dhe me spekulime. Por Gjicali, në dijeninë tonë, nuk pengohet nga ky ligj sepse ka bërë dënimin për moskallëzim krimi ku ai ka qenë dëshmitar, është dënuar me 11 muaj, dhe e ka sot figurën e tij penalisht të pastër në bazë të ligjit në fjalë. Dhe nuk duhet të bëhet ky njeri dhe çdo njeri tjetër, që gëzojnë të drejta elementare të zgjidhen dhe të zgjedhin, argumente për luftën politike apo për interesat që fsheh kjo luftë politike”- është shprehur Kokëdhima.

Procesi i dekriminalizimit nuk e ka penguar koordinatorin e Jugut, Koço Kokëdhima të kandidojë, si kandidat të vetëm në garën për kreun e PS-së, në Himarë, një person të dënuar. Shqiptarja.com ka siguruar një vendim të Gjykatës së Lartë, në të cilin ai rezulton si i dënuar për moskallëzim krimi, pasi ishte arrestuar në flagrancë në një grup individësh që po trafikonin kanabis sativa në Greqi. Ilia ose Ilir Gjicali është dënuar me vendim të formës së prerë në 29 shtator 2007 me 19 muaj e gjysmë burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Ku vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. Ngjarja për të cilën u dënua daton në 24 dhjetor 2005 në Himarë, kur Sektori i Operacioneve Speciale sekuestroi fare pranë detit një furgon të ngarkuar me 335.2 kilogramë kanabis sativa. Sipas prokurorisë, lënda narkotike ishte bërë gati të trafikohej drejt Greqisë me skaf nëpërmjet detit vendosur në 10 çanta sportive dhe në 10 qese plasmasi. Droga do të dorëzohej kundrejt shumës 23000 euro. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv