‘Nuk dua të vdes, më ndihmoni’/ Ngrihet nga shtrati dhe vjen në ‘Pa Gjurmë’ prek me rrëfimin e tij i riu nga Rrogozhina

Shenjat e para të sëmundjes së rëndë në gjak iu shfaqën në moshën 18-vjeçare, ditën kur të riut plot ëndrra iu thye gjithçka në mes. Nga një djalë i pashëm, me fizik të bëshëm, trasnformimi i Emiljanos, në pak vite është thuajse i pabesueshëm. Për herë të parë mposht sëmundjen e rëndë, duke iu drejtuar emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, në një apel për ndihmë.

 Gjithçka ndodhi kur isha 18 vjeç. Pas një dhembje nga dhëmballa fillimisht shkova tek dentisti nga i cili mora mjekimin. Kisha shumë hemoragji. Më pas shkova me urgjencë drejt Tiranës. Pasi bëra  të gjitha analizat, më shtruan.Diçka nuk po funksiononte. Fillimisht doktoresha ua tha prindërve dhe babai ishte ai që më komunikoi lajmin e keq.Unë isha diagnostikuar me Leucemi. 

Pamundësia financiare, por edhe medikamentet e shtrenjta kanë fundosur këtë familje, e cila e ka të pamundur të përballojë koston e lartë që ia ka faturuar kjo sëmundja e rëndë. Shpresa e vetme për Emiljanon është ilaçi që e mban në jetë, i cili gjendet në Itali.

Ilaci kushton 570€ dhe nuk gjendet në Shqipëri, por vetëm në Itali. E kam përdorur me borxhe, me halle por nuk kam mundësi më. Tani për momentin nuk e përdor dot. E kam ndërprerë, pasi nuk kemi mundësi ekonomike. Kushdo që më sheh dhe më dëgjon të mendojë për mua, të bëhem edhe unë si gjithe bashkëmoshatarët e mi. Vetëm trupi im e di se sa po vuan. Kam tre vite më shumë ne spital sesa në shtëpi. Më 22 prill do shtrohem në spital, që të filloj kurën sërish. Kam kryer 2 faza kurimesh. Në fazën e parë isha shumë sëmurë, rrija me ditë pa u përmendur dhe kur zgjohesha nuk e besoja, më dukej se isha në ëndërr. Dhe faza e dytë ishte e rëndë. 

Familja Gjuzi janë të detyruar të bashkëjetojnë në varfëri ekstreme bashkë me sëmundjen. Të ardhurat e vetme të cilat kjo familje siguron janë vetëm kempi prej 60 mijë lekësh, që i riu merr, ndërsa kryefamiljari Osman Gjuzi, mundohet të sigurojë punë ku të mundet. Me trishtimin e ditëve të gjata, që nuk mbarojnë kurrë, me kalvarin e vuajtjeve 21-vjeçari ka një mesazh për jetën dhe forcën që gjen sa herë mbushet me frymë.

I kam dhënë forca vetes. Në fillim e përjetova keq, kur bëja kimioterapitë, ditët kur më ranë edhe flokët. Ku nuk më shkon mendja edhe tek e keqja. Kur jam në dhomë, vetëm shpesh më kap mërzia dhe qaj.  Shumicën e kohës rri shtrirë, dal shumë pak sa për të marrë ajër, në oborr. Më nevojiten 3 pako ilace në muaj dhe nuk ia dal dot. Ai ilac më shpëton jetën dhe lufton sëmundjen. Zoti ishalla do të mendojë për mua, se jam shumë i ri, e kam jetën përpara.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/04/2021 04:40

    Me vjen shume keq per ju zoteri,por dua te di nese ju ka permendur ndonje mjek transplantin e palces.Ilaci mund te jete i mire,por transplanti mund t'ju sheroje perfundimisht.Duhet te beni testin qe te gjeni nese ndonje nga familja,ose te afermit e tu jane identik me ju per palcen.Mund te kushtoje pak,por sherimi eshte gati i sigurt,ne varesi si do t'a pranonte transplantin trupi juaj.Ju lutem shikoheni kete mundesi pa humbur kohe dhe shpresoj te gjeni ndonje bamires,ose org.bamirese qe t'ju ndihmoje,ose krijoni nje GO FUND ME .

    Përgjigju
  • Vlora: 11/04/2021 00:02

    Kete teshikoje keta LEGENAT QE DUAN VOTA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!