‘Nuk dua të vdes, nuk dua të lë fëmijët jetim’/ Drama e 44-vjeçares nga Librazhdi, prek mijëra qytetarë (VIDEO)

Kjo është Violeta Çerri, 42-vjecarja nga Librazhdi e cila po lufton çdo ditë për jetën, pasi nuk ka mundësi financiare për të ndjekur kurimin për sëmundjen që e mundon prej më shumë se një viti. Ajo u diagnostikua me kancerin e gjirit dhe e ka të domosdoshme kimiterapinë intensive, por jeta në fshatin e largët Shqiponjë të rrethit Librazhd dhe varfëria ekstreme po i kufizojnë mundësinë për të jetuar. Në shtator të vitit të shkuar Violeta zbuloi se diçka nuk po shkonte mirë me shëndetin e saj. Pasi dalloi shenjat e para të sëmundjes, nëna e dëshpëruar u nis menjëherë drejt spitalit të Tiranës me shpresën për të gjetur zgjidhje. Ajo nuk mundësi asnjë ditë të vetme që të marë ilaçet për të ndjekur mjekimet, pasi nuk kishte para, ndaj e trishtuar dhe pa shpresë u kthye në fshatin e varfër ku e prisnin vetëm të dashurit e saj. Që prej asaj dite, nëna e tre fëmijëve merr vetëm disa gjilpëra, por situata e saj shëndetësore po përkeqësohet dita ditës dhe i duhet urgjentisht qe të kryejë ndërhyrjen e parë kirurgjikale. 

E kuptova një ditë rastesish kur po bëja dush, të nesërmen bëra vizitë në Librazhd. Pas konsultës me mjekun shkova në Elbasan për një memografi dhe me pas në Tiranë. Atje më thanë se i ke të prekur te dy gjinjtë, por njërin duhet ta heqesh. Nuk po mjekohem fare, sepse nuk kam mundësi. Sërisht ndjej dhimbje, por më shumë vuaj nga stresi. Mendoj se do t’i lë fëmijët vetëm. Nuk marr dot medikamente. Në Elbasan me thanë që njeri gji do e kalojë, kurse tjetri jo. Më dhanë disa gjilpëra shumë të shtrenjta. Me vizitat me kanë ndihmuar të afërmit”, shprehet Violeta.  

Kjo është tabloja e zymtë e pesë anëtarëve të familjes Çerri, të strehuar në qoshen e një fshati malor, ku natyra e egër është treguar shpesh e pamëshirshme me ta. Vuajtjet në këtë familje e kanë zanafillen shumë vite më parë, kur 42-vjecarja u martua me mblesëri me një djalë që ishte me probleme shëndetësore, i paaftë për punë.

Edhe bashkëshorti ka probleme shëndetësore dhe nuk është i aftë për punë. Kalojmë shume mire, por varfëria na ka groposur. E tillë ka qenë përherë jeta ime. Fëmijët e mijë nuk festojnë kurrë datëlindje. Mezi blejmë thesin e miellit. Jetojmë me borxhe. Jetojmë në fshtain Stravaj, shumë larg nga Librazhdi. S’ka punesim, vetëm toka bujqësore. Nuk mund të jetojmë dot një jetë normale. Marrim vetëm 57 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Të gjithë jemi të sëmurë. Vjehrra vuan nga skleroza dhe depresioni. Banesa është e shkatërruar totalisht. I lutem çdo shqipëtari për ndihmë”, thekson 42 vjecarja.  

Edhe pse e dinte këtë të vërtetë, e pranoi fatin e saj dhe nga martesa e tyre erdhën në jetë 3 fëmijë, që sot janë 12, 13 dhe 9 vjeçarë. Vuajtja është bërë bashkëudhetare e jetës së tyre, ndersa varfëria është ulur këmbëkryq në mesin e kësaj familje dhe çdo ditë rrëmben castet e tyre të lumturisë. Pensioni mujor prej 57 mije lekësh të vjetra nuk mjafton as për të sigurar bukën e gojës. Me shpresën se do të gjejë zgjidhje, Violeta trokiti në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë” me një apel për ndihmë.

Më mirë mos të jem, më dhimbsen fëmijët. I madhi është 13, i dyti 12 dhe i vogli 9 vjeç. Nuk mendojnë dot as për nevojat, jo më dëshirat. Të tre e dinë sëmundjen time. Më thonë mos u dorëzo, ne do të rritemi dhe do jemi bashkë gjithmonë. Deri tani nuk është intetrsuar askush për ndihmë. Fëmijët e mijë nuk e dinë se çfarë është krevati, flenë në tokë dhe janë shumë të sëmurë. Duhet të ecin në këmbe në shi dhe borë. Ata nuk kanë internet dhe telefon për të ndjekur mësimin online, kështu që kanë humbur vitin. Fëmijët e mijë shkojnë çdo ditë në shkollë pa ngrënë bukë. Nuk më pyesin kurrë për vaktin ushqimor, se e dinë që nuk kemi mundësi. Odeta, i lutem cdo shqiptari, kush të ketë mundësi të mendojë per këte familje të varfër. Për fëmijët e mijë, nuk dua të largohem prej tyre. Ju faleminderit që hapet një dritë jeshile për mua”, -shpreh Violeta me lot në sy.

 

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare