Nuk e bind as kërkesa e Messit, Scaloni 'konfirmon' largimin: S'jam trajneri i duhur për këtë kombëtare

Nuk e bind as kërkesa e Messit, Scaloni 'konfirmon' largimin: S'jam trajneri i duhur për këtë kombëtare

Messi dhe Scaloni

Lionel Scaloni është duke medituar nëse do të vijojë të jetë pjesë e stolit të Argjentinës edhe në vitet që vijnë. Trajneri që shpalli Albicelesten kampione bote na Katar 2022 është në mëdyshje për të ardhmen dhe këtë e konfirmoi edhe pas shortit të Kupës së Amerikës.

"Jam këtu në short pasi jam ende trajneri i Argjentinës. Pas ndeshjes me Brazilin thashë se kisha nevojë për një moment reflektimi dhe jam ende në atë fazë. Është e rëndësishme pas gjithë asaj që kaluam dhe duhet të mendojmë për atë që na pret”, tha Lionel Scaloni.

Më pas trajneri shtoi se lojtarët dhe ekipi kanë nevojë për një trajner në nivelin e tyre. Paçka se pati "xixa" me Lionel Messin për një largim të mundshëm, Scaloni nuk është bindur as nga dëshira e lojtarëve për ta pasur në ekip.

“Mendoj për momentin që po jetoj. Është e rëndësishme të ndalim topin e të flasim, nuk ka asgjë të çuditshme. Lojtarët janë mirë, skuadra është mirë dhe duhet një trajner që është mirë, me të gjitha energjitë. E thashë dhe e përsëris, kanë nevojë për një trajner të nivelit të tyre”, shtoi Scaloni.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar  (VIDEO)

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)