Pamjet që vijnë nga qyteti Porto Velho i Brazilit janë tronditëse. Një aksident me vdekje ka ndodhur në një kantier ndërtimi. Siç shihet në pamjet e publikuara, një 35-vjeçar i identifikuar si Edmar de Oliveira Campos, duket se nuk e dëgjon rulin që po i afrohet duket e përplasur për vdekje.
Sipas autoriteteve, makineria moderne bën pak zhurmë, dhe kjo i kushtoi jetën një punonjësit siç shihet nga kamerat e sigurisë që filmuan gjithçka.
“Edmar tentoi të ikë, por u shtyp nga makineria. Ai ndërroi jetë pa arritur në spital”, tha nënkryetari i këtij qyteti brazilian.