‘Nuk e eci dot’, ja si komandatët rusë vrasin ushtarët e tyre të plagosur dhe nuk i ndihmojnë të jetojnë: Nuk janë të aftë për luftë (VIDEO)

Komandantët rusë vrasin gjakftohtësisht ushtarët e tyre të plagosur në vend që t'u japin ndihmën e parë. Kështu kanë deklaruar ushtarët e kapur rusë nga ukrainasit, siç ka raportuar Daily Mail.

Gazeta britanike ka postuar një video ku ushtarët rusë akuzojnë një nënkolonel se ka qëlluar për vdekje disa ushtarë teksa ishin shtrirë të plagosur.

Rusët gjithashtu pretendojnë se komandanti pyeti një ushtar rus nëse mund të ecte dhe kur ai tha jo, ai nuk hezitoi ta vriste.

“Ushtarët e plagosur rusë vriten nga komandantët tanë.”, tha njeri prej ushtarëve.

Një tjetër tregoi se kjo nuk ka ndodhur vetëm një herë, por kolonelët kanë zgjedhur një mënyrë “spastrimi”.

"Nënkoloneli rus qëlloi katër ose pesë ushtarë në këtë mënyrë. Ata mund t’i kishin shpëtuar nëse do t’i jepej ndihma e nevojshme mjekësore. Ai e qëlloi dhe e vrau.”, tha një tjetër.

Mendohet se kjo është një mënyrë për të “hequr qafe” të gjithë ushtarët rusë të cilët nuk kanë mundësi të luftojnë.


J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan