N/kryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai shkruan se, Rama nuk e ka problem që ti vendosë zjarrin gjithçkaje dhe më pas të sundojë, por shton se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

"Rama nuk e ka problem ti vere zjarrin e te ktheje gjithshka ne hi, mjaft qe te jete i sigurte se mbi hirin do sundoje ai! Ndize! Te shohim a do sundosh mbi hirin apo shqiptaret do pshurrin mbi hirin tend" shkruan ai.

Opozita pas djegies së mandateve ka zbritur në rrugë me aksion kundër qeverisë me protesta, ndërsa ka vendosur kushte për pjesëmarrjen në zgjedhje, pasi në të kundër paralajmëroi Basha, do të bllokojnë procesin në 30 qershor.

Postimi i Edi Palokes