Basha: Nuk do lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve! Dialog vetëm me largimin e Ramës (VIDEO)

Opozita e bashkuar që ka dalë nga Kuvendi në rrugë, në protestat antiqeveritare, zyrtarizon koalicionin zgjedhor. Nuk pranon mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, nëse më parë nuk largohet kryeministri Edi Rama. Pjesëmarrja në zgjedhje e opozitës kushtëzohet vetëm me krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë mbajtjen e tyre të lira dhe të ndershme.

'Regjistrohemi në zgjedhje vetëm pasi të plotësohet kushti për zgjedhje të lira dhe të ndershme' - tha në mbrëmje Basha - pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, duke shtuar se e vetmja mundësi për tu ulur në dialog me Partinë Socialiste për krijimin e qeverisë së përkohshme, është pa Edi Ramën kryeministër.

"Largimi i Edi Ramës është kushti i parë dhe i panegocueshëm për nisjen e dialogut politik me PS, dialog i cili duhet të çojë drejt një qeveria tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mesazhi pas vendimit të Këshillit Kombëtar është se pa largimin e Edi Ramës, shkaktarin e krizëS Së shumëfishtë, nuk ka dialog. Pa largimin e Ramës, do të vazhdojë përballja në të gjitha format dhe mënyrat", theksoi Basha.

Kryedemokrati tha se nëse nuk pranohen këto kërkesa, atëherë opozita e bashkuar do të pamundësojë në çdo formë mbajtjen e zgjedhjeve që ai i quan fasadë.

A do të pengojë me dhunë PD-ja zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke bllokuar qendrat e votimit? Basha nuk e mohon këtë fakt teksa i përgjigjet gazetarëve vetëm duke thënë: Do kemi kohë të diskutojmë hap pas hapi detajet me interes gazetaresk.

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe aleatët e djathtë të Bashës, Fatmir Mediu,  Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Agron Duka, janë tashmë në koalicion zgjedhor, me kushtin e vetëm: Largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila ta çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Ky koalicion merr përsipër të nisë negociatat për të dalë me një platformë për të garantuar që zgjedhjet të jenë të lira, të çrrënjosë krimin dhe korrupsionin, dhe të shpalosë propozimet për mandatin e qeverisë tranzitore, që sipas Bashës, do të jenë jo vetëm në konsensus të opozitës së bashkuar por edhe me qytetarët.

"Mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore të jenë konsensus më i gjerë shoqëror jo vetëm i opozitës së bashkuar", tha lideri demokrat.

Ky vendim u mor në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike këtë pasdite, ku lideri demokrat Lulzim Basha është mandatuar së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi për të negociuar me partitë e tjera, ku nga LSI në krye të grupit negociator është mandatuar kryetarja Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti Endrit Braimllari.

Në mesin e kësaj krize politike, e vetmja datë e dekretuar për zgjedhjet, është ajo me firmë të presidentit Meta: 30 qershor 2019 ku pritet të zgjidhën krerët e rinj të bashkive.

Sa i përket protestave, Basha tha se do të merret më tej një vendim se si do të jetë vijimi i tyre. Sot që Kuvendi pati seancë plenare, opozita e bashkuar ndryshe nga plani për të protestuar çdo herë që ka Parlament, nuk pati një tubim.  

Vendimet e Keshillit Kombetar te PD-se

Prononcimi i plote i Bashes

Pyetje: Zoti Basha, cilat janë kushtet që mund ta çojnë PD-në në zgjedhje, duke qenë se si kryesi keni marrë një vendim se në këto kushte nuk mund të hyni në zgjedhje?

Lulzim Basha: Jemi i vetmi vend në Ballkan ku qeveria është kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar. Jemi i vetmi vend në Ballkan, për të cilin një nga parlamentet e vendeve anëtare i ka rekomanduar Brukselit heqjen e lëvizjes së lire. Jemi i vetmi vend në Ballkan ku, brenda 6 viteve, 500 mijë banorë janë larguar nga vendi, për shkak të pamundësisë ekonomike, për shkak të mungesës së shpresës dhe mundësive, për shkak të represionit dhe brutalitetit të një regjimi të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar.

Misioni ynë është i qartë. Këshilli Kombëtar, në mbështetje edhe të vendimeve të mëparshme dhe në përgjigje të aspiratës mbarëqytetare për ndryshim, sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike, e cila ka objektiva të qarta: të çrrënjosim krimin, të çrrënjosim korrupsionin, të çlirojmë ekonominë nga krimi dhe oligarkia, që pamundësojnë mirëqenien, që pamundësojnë vendet e punës, që pamundësojnë zhvillimin ekonomik. T’u shërbejmë, pra, qytetarëve shqiptarë, duke rikthyer jo vetëm shpresën, por edhe mundësitë në vendin e tyre, në qytetet e tyre, në fshatrat e tyre, në shtëpitë e tyre. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm duke rikthyer themelin e bashkëjetesës demokratike, që është vota e lirë dhe e ndershme.

Vendimi është i qartë.

Partia Demokratike do të futet në zgjedhje, vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike angazhohet të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral mbi shqiptarët, si zgjedhjet e vitit 2017, tashmë të dokumentuara edhe nga prokuroria shqiptare, si të dhunuara nga bashkëpunimi kriminal i Edi Ramës me kupolën mafioze, të pamundësojë, pra, një tjetër skenar kriminal zgjedhor, duke bërë, kështu, të mundur që, jo vetëm të rikthejmë legjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë, por, duke pamundësuar pastaj edhe krimet e tjera që pasojnë krimin elektoral.

Futja e policisë në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës në shtëpitë e banorëve te Bregu i Lumit, duke helmuar me gaz fëmijë 3-vjeçarë, 5-vjeçarë, gjë që mund t’i ndodhte çdokujt prej jush, mund t’i ndodhë çdo bashkëqytetari nesër, nëse kjo e keqe nuk ndalet. Shembja e shtëpive në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, vjedhja e pronës, largimi masiv nga puna në kundërshtim me ligjin, mbyllja e bizneseve, çuarja e fermerëve në kufijtë e ekzistencës dhe të dëshpërimit sa të derdhin qumështin në rrugë e të hedhin prodhimet në kanal, shpërfillje totale e shpresës së kombit, studentëve shqiptarë, ccuarja e pensionistëve në kufijtë e mbijetesës me pensione që nuk paguajnë dot as energjinë elektrike dhe ilaçet, janë pasoja të drejtëpërdrejta të shkatërrimit të mekanizmit demokratik: besim-llogaridhënie, që vjen përmes votës së lirë. Ndaj beteja për votën e lirë, është betejë për të zhbërë të gjitha këto pasoja negative për qytetarët shqiptarë, nga fëmijët e vegjël deri tek pensionistët.

Pra, me fjalë të tjera, beteja është betejë për çdo shqiptar, për të djathtë e për të majtë, për të gjithë ata që sot janë viktima të drejtëpërdrejta ose indirekte të një pushteti kriminal dhe ilegjitim, të dalë nga një process zgjedhor i manipuluar në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Misioni ynë është i qartë:

o   Të çlirojmë vendin nga krimi.

o   Të çlirojmë vendin nga korrupsioni

o   Të çlirojmë ekonominë nga kriminelët dhe oligarkët, nga paraja e pisët që po vret vendet e punës, që po vret ekonominë dhe po shkakton dëshpërim masiv dhe emigracion masiv.

Duke bërë këtë, të krijojmë edhe njëherë kushtet që, çdokush,përmes lirisë, përmes barazisë para ligjit,të ketë mundësi dhe liri, këtu në Shqipëri, për të plotësuar objektivat personale, familjare dhe komunitare.

Pyetje: Zoti Basha, kush është formula për zgjedhje të lira, sipas jush, dhe si do ta pengoni procesin e votimit?

Lulzim Basha: Sot, çdo shqiptar e ka kuptuar se kjo qeveri ka rënë moralisht, politikisht dhe ndërkombëtarisht. Pavarësisht prej pelivanllëqeve,që janë e vetmja gjë me të cilën merret sot kryeministri më i paaftë, më i dështuar, më i korruptuar dhe më inkriminuar në historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit, çdokush e ka kuptuar që me Edi Ramën nuk vazhdohet më.

Prandaj, largimi i tij është kushti i parë dhe i panegocueshëm për nisjen e dialogut politik me Partinë Socialiste, dialog i cili duhet të çojë drejt një qeveria tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në bashkëpunim jo vetëm me aletatët tanë politikë, por me të gjithë shoqërinë dhe gjithë përfaqësuesit e grupeve të interesit, gjatë ditëve dhe javëve në vijim, ne do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore dhe, natyrisht, propozimet tona do t’i nënshtrohen një diskutimi publik, në mënyrë që mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore të mosjenë thjesht dhe vetëm kalkulim politik i opozitës së bashkuar, por të përfaqësojnë konsensusin më të gjerë shoqëror, për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.

Pyetje: Zoti Basha, kryeministri thotë se nuk tërhiqet, ju thoni se do pamundësojmë zgjedhjet. Si do tw pamundësohen zgjedhjet? Do tw shkohet drejt përplasjes civile me 30 qershor?

Lulzim Basha:Do të kemi kohë të diskutojmë hap pas hapi të gjitha detajet me interes gazetaresk. Sot, mesazhi që dua të ndaj me ju është ky: Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka dialog. Pa largimin e Edi Ramës, do të vazhdojë përballja në të gjitha format dhe mënyrat, mes qytetarëve të dhunuar dhe një grushti dhunuesish, një organizate kriminale që ka zaptuar sot kupolën e shtetit, drejtësinë, parlamentin dhe një nga partitë kryesore në vend, Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Pyetje: Kishte një vendim të kryesisë për të vazhduar protestat sa herë ka seanca parlamentare?

Basha: Protestat do të vazhdojnë sipas taktikës që do të përcaktohet nga shtabi i protestave.

Pyetje: Keni pasur sot në parlament një ftesë nga Edi Rama për një dialog, ju ka ftuar të merrni pjesë në komisionin e reformës zgjedhore?

Basha: Parakushti i parakushteve për një dialog të vërtetë dhe jo tallje me shqiptarët, që dhunohen ditë për ditë nga Edi Rama dhe horrat e tij, banditët me uniformë apo pa uniformë, është largimi i Edi Ramës, shkaktarit të kësaj krize të shumëfishtë, që t’i hapë rrugë dialogut politik, që do të çojë drejt njw qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 19/04/2019 08:42

    kush je ti mor qe kercenon se zgjedhjet nuk do behen , ta ka bere baba ty Tiranen, dije mire O Lul Basha, o Klevis krrici o Nikoll leshi o Nafije baxhella , qe cdo dite kercenoni ,,,,, Zgjhedhjet do behen me 30 qershor dhe ju vetem ne vrime te miut po hyte se po cenuat sado pak procesin zgjedor populli do ju mare zvarre dhe nuk do gjeni vrime ku te futeni Nuk e shihni ku jeni katandisur, jeni ne 23% perkrahje , nderkombtaret ju kane braktisur dhe del Nafije Dybeku duke folur mmrokla tek Zheji kokqeni se nuk behen zgjedhje me Edi ramen , ne te semes do shkoni te gjithe po preket kutine votimit bashke me nikoll lesh shkerdhaten,,,

    Përgjigju
    • Per hajer: 19/04/2019 16:34

      Hajt ne te semes Luljeta e baxhella

  • Shqiptar: 19/04/2019 08:34

    Ne ç'fare menyre nuk do lejosh zgjedhjet?? Ato i garanton kushtetuta jone. Kush je ti qe te pengosh zgjedhjet??

    Përgjigju
  • vlora: 19/04/2019 07:51

    Kjo tregon paaftesi totale. Ik ti se dua une. Dmth kerkon dicka qe e di qe nuk realizohet prandaj e kerkon per te thene qe ja prandaj humbim. Po a ka kundershtar ky debil ? Kete po e kundershtojne edhe te tijte ca llomotit kot bla blalaa idiot. Merhum.

    Përgjigju
  • hollanda: 18/04/2019 23:47

    O luljeta ti nuk ke byth te besh nje ‘97 te dyte. Provo po ta majti byta

    Përgjigju
  • Koli: 18/04/2019 23:17

    E paskan ndare mendjet keta pederat jeta deri ketu, pushka top ju befte se e hengren sallamin me duket.

    Përgjigju
  • Himglateri: 18/04/2019 22:40

    Bobo mbaruan brisqet e rrojes

    Përgjigju
  • devolliu: 18/04/2019 20:55

    O lul po s hyre ti ne zgjedhje e i plasi njeriu je i deshtuar te humbasesh se je kryehajdut o legen i saliut

    Përgjigju
  • Kokebosh vrases: 18/04/2019 20:44

    Te degjosh kete idiot me menyren se si flet e prezanton gjerat eshte cmenduri Opozita nuk ka rol ti diktoje shumices ke te heqe e ke te vere ,por te shpalose alternativa qe po te realizohen e sjellin ne pushtet Lulushin qe eshte shterpe e perdor presionin Ti o shullap do e permbysje Ramen me protesta e e realizove????!!!!!!! Tani nuk ulesh ne bisedime me te edhe kete ke per ta lepire se nuk I dikton ti o hajdut vrases ke zgjedhin socialistet per kryetar apo per k m Ti ke dy rruge o merr pjese ne zgjedhje o shkaterro pd Ramen e ka zgjedhur shumica e ajo e heq jo ti Edhe sikur te behet si thua zotrote po PRPE RAMA KA PER TE FITUAR NUK TE VOTON NJERI TY e keshtu do vazhdosh te ankohesh e llomotasesh ti prape si femije I llastuar Partia jote bashke me ty vdiq ka opozite te re tani e nuk pyet njeri per ju

    Përgjigju
  • Demokrati: 18/04/2019 20:34

    Pse je kaq i pa afte dhe pret qe te keputen koqet e dashit .Nuk je politikan .Ti je ne fund te gremines po shkermoqesh si parti mben mbledhje e konferenca dhe mer vendime .Kaq i pa afte je si politikan me genjeshtra ai eshte ne pushtet ti kerkon tja maresh me firma ne krryesine tende duke ditur qe ske partias mazhorance .kush pyet per pd tende te kalbur .Keq na vjen qe e shkaterove por ska me kush ta mbledhe u degraduat .Ty Lulush je i vogel dhe ben lojera fjalesh te ngopesh veten me frma e genjeshtra si ne kohen e munizmit me vendime partie .Mblidh mendjen dhe hapu rrugen te tjereve se jo me 2021 por dhe 20011 smer dot pushtet se partia jote u shkaterua u shketh i thone dogance .Leri demagogjite si ha me njeriTe hjefsha vulat dhe vendimet.

    Përgjigju
  • ku: 18/04/2019 20:30

    Ku Eshte prokuroria qe nuk e merr ket pe***st si organizator dhe kercenues te pandehur,kush eshte ky p***ast qe nuk do lejojne per te bo zgjedhje ,o popull qe i shkoni mbrapa keti vrasesi qe nuk do lejoje te bohen zgjedhjet,ky vrases do te fusi vra vrasje per te marre pushtetin me dhunr e krim,mos u genjeni nga ky moster se po ju mashtron jo ju po mashtron dhe te huajt,qe sot jane distancusr nga ky p****ast.

    Përgjigju
  • Demokrati: 18/04/2019 20:22

    demokrati

    Përgjigju
  • Arberi: 18/04/2019 19:52

    Te largohet Basha, Berisha, Paloka, Strazimiri, Bumci, Noka, Mediu dhe Mona me Liken keshtu te ike dhe Rama. E pranojne kete kusht keya plehra? Ndryshe i bije ik ti dhe te vij une. Mua qe dua te votoj kush do ma prese rrugen? Ai me zinxhir apo ai qe shurroi tek kryeminisyria? Apo francezet e unazes se re? Kush do voton, kush nuk do le te mos votoje o qeni berishes. Kush je ti qe na kushtezon jeten more bastard.

    Përgjigju
  • sali krimineli: 18/04/2019 19:36

    Une i ashtuquajturi kryekrimineli i kombit dhash urdher demokratik qe zgjedhje mos te behen pa patur nje kontroll teresisht te plot nga shqupi dhe gjithe fashistat e kombit.vendosa ne menyre demokratike qe ushtari im lulka dhe kapterri pa nishan te firmosin kete ultimatum te diktuar nga une.duam zgjedhje demokratike qe te kemi mundesin te vendosim ca kuti te mbushura ne shqup.dhe shume te tjera ti djegim rruges per ne tirane,jemi ne krize poltike se ashtu na intereson neve te themi,partia fashiste e Shqiperis angazhohet se eshte ne mbrojtej te te politikes qe na imponojnn nga jashte se qellimi yne nuk ka mbaruar,neve kemi akoma dhe tani parrullen tone liri demokraci se ne emer te saj do e djegim prap dhe duam me cdo cmim ti vem minat ketij vendi.prandaj mos u mundoni kot se me thon sali protopapa mua

    Përgjigju
  • xreport: 18/04/2019 19:32

    largim te rames? veten ne enderr

    Përgjigju
  • Basta: 18/04/2019 19:25

    Po pse nuk jep doreheqje Ti o Lulush,si Kryetar i PD_se,?!.leri Perrallat dhe demagogjte!sistemi DEmokratik s'mbahet peng me ultimatume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja