Deputeti i PS-së Ulsi Manja ka zbuluar ditën e sotme personin që i rrëmbyer zemrën dhe për të cilën shprehet se do të jetë i disponueshëm gjithmonë. Bëhet fjalë për vajzën e tij Sonora e cila ka mbushur 18-vjeç. Manja me anë të një urimi në rrjetet sociale është treguar shumë poetik, duke i uruar ditëlindjen vajzës dhe duke e inkurajuar se ka besim tek ajo se do t'ia dalë mbanë në jetë.
Deputeti socialist ndër të tjera ka zbuluar edhe një 'sekret' duke thënë se Sonora është i vetmi person që ia kthen mendjen për ndonjë gjë, ndërkohë i premton asaj se do ta mbrojë gjithmonë nga padrejtësitë dhe të ligtë e kësaj bote.
Dedikimi i plotë:
Sonora ime e shtrenjtë , 18 vjeçarja ime e “vogël” !
Nga sot do të duhet ti dalësh për zot vetes tënde në çdo hap të jetës por dije se nuk do të jesh kurrë vetëm, do kesh Zotin dhe Babin.
Ty Babi nuk ta kam merkaun se ta di forcën e arsyes dhe fuqinë e mendjes për tu përballur me sfidat e vështira të jetës por Babi nuk do të të braktis kurrë, do jem gjithmonë me Ty dhe rrotul Teje sa herë që sytë e tu do të mbushen me lot nga padrejtësitë dhe të ligtë e kësaj bote të egër.
Bija ime, për emër të zgjodha një Tingull dhe në këtë kapërcyell drejt moshës madhore për dy gjëra mos harro ti lutesh zotit përditë sapo të hapësh sytë : për shëndetin dhe emrin tënd, kujdesu për veten dhe përpiqu ta lartësosh emrin tënd me punë të ndershme.
Babi jam shumë krenar për ty dhe sot po të them një sekret “ ti je i vetmi person që ma kthen mendjen dhe kur Ti i bie telefonit tim unë jam në çdo kohë i disponueshëm dhe për Ty i tillë do jem gjithmonë” .
Ti gëzosh 18 pranvera Bija ime dhe qofsh përherë kjo që je , mos ndrysho kurrë edhe pse kohërat ndryshojnë !

/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80%
-
Jo
11%
-
S'do votoj
9%
Vota total: 960
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paqe, jo amnisti! PS, lehtësi fiskale biznesit të madh: Çdo fitim mbi rritjen ekonomike tatim 5%, jo 15%
2 Prill, 15:16
-
Kodheli për Report TV: Diaspora fuqia jonë, PS do shkojë 20 mandate në Tiranë
2 Prill, 15:09
-
Rama në rubrikën ‘Sy më Sy’, i kthen përgjigje komentuesit nga Durrësi: Kur ti ma dhe votën në 2013 Durrësi kishte ujë vetëm 3 orë
2 Prill, 12:49
-
‘Repolitix’/ Bala: Nëse Britania certifikon zgjedhjet, a do e pranojë Berisha rezultatin po humbi? Kalaja: Jam mosbesues te SPAK! Çaça: Task-Forca në ambasadë për krimin zgjedhor! Vata: E zakonshme
1 Prill, 21:43
-
Zgjedhjet/ Berisha akuzon Ramën për programin: E vodhi nga PD! Porosi kandidatëve: Kushti kryesor votat e partisë, pastaj për veten! Shkarkoni VPN për TikTok-un
1 Prill, 19:34
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh kandidatëve të PS: Mos bëni fushatë jashtë zonës suaj, deputetët në listë të mbyllur të mos orientojnë votën
1 Prill, 16:59
-
Vendosi të tërhiqej nga gara e 11 majit, Nebiaj ironizon opozitën: Ta dija që fushata do të bëhej online, do kisha krijuar 7 parti nga Instagrami
1 Prill, 12:04
-
Rama e la në listën e hapur, Çuçi prezanton Gjiknurin: Objektivi ynë është 9 mandate Vlorë, kemi mundësinë historike
1 Prill, 11:14
-
Rama hedh video me ‘Bufin’ dhe ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh madhështore
1 Prill, 10:53
-
'Na vodhi programin', Berisha video me AI për Ramën: Kur je aq hajdut aq sa idetë i ke të vjedhura! Kryeministri: 'Sallatë madhështore'
1 Prill, 09:27
-
Rama: Me diasporën, rezultat spektakolar! Akuzat se kopjuam programin, qesharake! Nuk ishte Kodi i Da Vinçit! S’ka integrim me bufin, BE s’është studio konsulence
1 Prill, 08:20
-
Zgjedhjet/ Pëllumbi: Objektivi i PS mandati i katërt, kemi BE në krah! Qori: Nëse zgjidhem deputet, s’do jem kryetar i partisë! Kraja: Mungon demokracia! Jupi: PS-PD janë bashkë, të ikin
31 Mars, 21:44
Shume bukur . Femija duhet edukuar te jet e zonja ne jete , duhet mesuar mesuar me ate ndjenje te perballjes , me te pajohurat e jetes qe mosha therret e njikohesishte treguar se (babai) Prindi do jet ter jete e tij i gatshem te ndihmoje Femije e vet .(ky eshte Realiteti Shqiptare , i Qytetarit Shqiptare duhet theksuar ,i tradites qytetare shqiptare , qe per fat te keq sot ,ka humbur ne mjergullen e Absurditetit , e zhurmen injorante qe perben ate shoqeri . Njerez te tille meritojne rrespekt , sepse kultivojn ndjejen e bukur Familjare te edukimit te femijeve dhe perballjes me jeten .
PërgjigjuTa kesh me jete e shendet ! Besoj i ngjan babait dhe do behet shume e mire !
Përgjigju