Qeni më i dashur në të gjithë botën ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Boo ngordhi për shkak të problemeve me zemrën që filloi të kishte, që pasi shoku i tij Buddy kaloi në botën tjetër një vit më parë.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur pronarët e Boo me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Të dashur shokë të Boo, me keqardhje të thellë ju njoftojmë se Boo ka ndërruar jetë orët e para të mëgjesit të sotëm. Ai na la për t’u bashkuar me mikun e tij të dashur, Buddy. Familja jonë është me zemër të thyer, por jemi te qetë për faktin që nuk vuajti gjatë nga ndonjë sëmundje....,”- shkruhet ndër rreshta në statusin e bërë nga pronarërt e qenit më të dashur të rrjeteve sociale.
Boo ndërroi jetë në moshën 12-vjeçare. Personat që i qëndronin afër janë shprehur se ai filloi të qëndronte i trishtuar që pas largimit të mikut të tij Buddy, kështu që nuk e përballoi dot këtë 'thyerje zemre'.