Xheni Mhillaj dhe Bernard Marashi janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisës së "Big Brother 9". Por vitin e kaluar dyshja i dha fund lidhjes, dhe pavarsisht kësaj Xheni ka pranuar gjithmonë se e do ende Bernardin dhe se do të kthehej me të në çdo moment. Nga ana e ish-banorit nuk ka pasur asnjë shenjë për rikthim dhe mesa duket bukuroshja e "BB", ka marrë një vendim të rëndësishëm.
Ajo do të largohet përgjithmonë nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ua ka bërë të ditur të gjithëve me anë të një statusi në rrjetet sociale. "Sipas jush USA është një mundësi për ne të rinjtë e sotëm?! Dhe pse?!"- shkruan Xheni. Teksa njëri nga ndjekësit e pyet nëse ka ndërmend të shkojë në Amerikë, ish-banorja shprehet se po. Të jetë vallë Bernardi arsyeja e këtij largimi?!
(Postimi i Xhenit në Instagram)