Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, teksa po vijon vetëm ai për zarfet e diasporës dhe për kandidatët preferencialë.
Por rezultati duket se nuk është pritur mirë nga kryetari i një prej koalicioneve partiake.
Adriatik Lapaj, i Nisma Shqipëria Bëhet, ka siguruar vetëm 1 mandat deri tani, edhe pse ka marrë rreth 60 mijë vota (brenda vendit dhe diasporë).
Sipas sistemit elektoral u prodhua vetëm një mandat, edhe pse me ato shifra do të ishin të kuptueshme deri në 3 mandate.
Për këtë shkak Lapaj ka dhënë edhe reagimin e parë, ku ka shpërthyer nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të rrjetit social Facebook.
Madje ai shkon deri në anatemi ndaj atyre që bënë këtë Kod Elektoral, edhe pse tashmë janë forca e tretë në vend.
“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar”, shkruan ai, teksa e mbyll me “do u bëj të mallkoni veten”.
Lapaj më herët ka deklaruar edhe se do e dorëzojë mandatin e deputetit nëse do rezultonte fitues, që sipas listës i kalon Endri Shabanit.
Postimi i Adriatik Lapajt në Facebook:
“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”.
Postimi i Adriatik Lapajt në Facebook
-
Po je i ri dreqi e mori Ke marre fjalimet e salihit Pika ty Do perfundosh si ay stari i korces Do ha marmallate tha. Dhe è hengri sot Ti do hash Neser
Përgjigju -
Nuk mundesh te marresh nga votat e Qarkut Diber bie fjala kur ti ske qen asnjeher dhe ska si ty te japi mandat aty ku votohesh aty te dalesh deputet
Përgjigju -
Ik o legen..
Përgjigju -
Ik se u bere me keq se sala,do besh nje mut qe te hash,ne zgjedhjet e tjera nuk mer asnje deputet sepse je zhurmaxhi pa kellqe,,
Përgjigju -
O shoku, vota per ty ishte vote kunder te tjerave, ishte nje rezultat historik, sepse ke patur disa intelektuale me integritet qe ti kane rritur kredencialet. Nje gabim te madh e bere,por e korigjove shpejt, pa filluar mire nepotizem.
Përgjigju -
Ik mor paterice e Salehut
Përgjigju -
Mbase ke te drejte por po e fillove me kercenime si saliu ta them une ske asgje ne terezi djale je i humbur
Përgjigju










Komente
Komento