'Nuk është çështje rripi por ligji', Braçe: Lylzim Basha pa patentë që prej 2016-s, nuk merr përgjegjësi njësoj siç kur vrau në Bulevard

'Nuk është çështje rripi por ligji', Braçe: Lylzim Basha pa patentë që prej 2016-s, nuk merr përgjegjësi njësoj siç kur vrau në Bulevard

Foto e publikuar nga Erion Braçe

Zëvendëskryeministri Erion Braçe e konsideron si një shmangie nja përgjegjësie reagimet e Lulzim Bashës ndaj deklaratave të tij se kreu i PD-së nuk ka patentë.

Braçe shkruan se Basha po bën të njëjtën gjë siç ka bërë kur "vrau në Bulevard e i doli babi për zot vrasjeve, njësoj siç kur shkeli çdo ligj të mundshëm në Rrugën e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njësoj siç kur nënshkroi marrëveshje antikushtetuese për detin e tha se e bëri për integrimin por me territor më pak"

"Nuk është çështje rripi por ligji!  Drejtësie dhe barazie! Lylzim Basha nuk ka patentë, jo thjesht rrip.  I ka skaduar ne dhjetor 2016 dhe prej asaj date është pa patentë, qarkullon në shkelje të ligjit pa një të tille; librat e shtetit dëshmojnë këtë.

Nga gjiza e byrektores se PD, që u përhap këtu 24 orë, kuptova që; Lylzim Basha është po i njëjti politikan pa karakter që kurrë nuk merr përgjegjësi për vete, për ty jo e jo!

Këtë herë në vend të merrte përgjegjësi u fsheh pas gjatësisë së tij e gjatësisë sime.

Njësoj siç kur vrau në Bulevard e i doli babi për zot vrasjeve, njësoj siç kur shkeli çdo ligj të mundshëm në Rrugën e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njësoj siç kur nënshkroi marrëveshje antikushtetuese për detin e tha se e bëri për integrimin por me territor më pak!

Një burrë merr përgjegjësi, kërkon ndjesë, jep dorëheqje dhe i dorëzohet drejtësisë!

Nuk ka më të poshtër se një politikan pa karakter, që nuk mban përgjegjësi e të shet me të parë! Burrë lind, nuk bëhesh; nuk ka lidhje me gjatësinë por me karakterin", shkruan Braçe.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuri beu: 02/03/2021 10:50

    Vaj medet Shqiperia. Nuk din ke te votoj perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë