‘A jeni ju krenar me Sali Berishën non grata?!’ ishte pyetja e kryeministrit Edi Rama drejtuar Jorida Tabakut, pasi kjo e fundit i tha Ramës se nuk është krenari që dy ministria të qeverisë janë pas hekurave.
Pjesë nga debati:
Edi Rama: Sot le të më çohet këtu kush të dojë edhe të thotë që jo më larg po ka 4-5 vjet më parë e ka imagjinuar që në Shqipëri do vinte dita që dy ministra do ishin parapa hekurave, një i dënuar një i akuzuar. Që do ishin nga maxhoranca qeverisës, pavarësisht se jo aktual por në të shkuarën. Dhe se kjo do të ndodhte me mbështetjen maxhorancës për organet e qeverisë. Drejtësia e re është një bebe që do kërkojë kohën e vet për tu rritur. Sot jemi para një fakti që një punë kaq e rëndësishme që ka rezultuar me vepra kaq të rëndësishme të qeverisë ku është identifikuar dhe dyshime se ka pas edhe veprime korruptive është nën hetim. Dhe dy persona janë në kërkim. Këto janë faktet e drejtësisë së re. Vendimet herë do na pëlqejnë s’do na pëlqejnë. I ka gjithë dhimbjet, kostot por është mirë që kushdo që merret me politikën dhe me shtetin, mund të shkojë në drejtim të ditur. Për ata që janë në kërkim do me thënë që drejtësia e re i kërkon. Se kur do kthehen nuk ua them dot se është sekret i grupit të strukturuar kriminal.
Jorida Tabaku: Nuk është krenari që dy ministra atë qeverisë janë në burg. Nuk ka kryeministër tjetër në botë që merret me çdo deputet të opozitës, përveçse dy ministra janë në burg. Kryeministri heq përgjegjësinë Nuk duhet të kishte dhënë dorëheqjen kryeministri pasi dy ministra kanë përfunduar në burg?
Edi Rama: Ky nuk është objekt i hetimit. Jam i lumtur që më bëhet kjo pyetje. Jam i detyruar t’iu filloj duke iu heq nga goja atë që nuk duhet ta merrnit në gojë. Ju mund ta thoni nuk është krenari të shkosh në burg, kur të jesh duke bërë ndonjë recitim. Nuk thash asgjë tjetër përveçse atë që u mundova ta ilustroj me rastin tuaj konkret. A jeni ju krenare për Sali Berishën, për gjithë atë kohë që iu ka udhëhequr. Për aq shumë sa Berisha iu ka udhëhequr, mësuar ju ka pasur si një nga fëmijët e vet atje. Ju ka formuar. Apo nuk jeni krenare? Është retorike. Po unë them që nuk është krenari të jesh non grata.
Lajmi kryesor: