Futbollisti spanjoll Ansu Fati po kalon një periudhë me ulje dhe ngritje ne elitën e futbollit anglez ku luan në klubin e Brighton si i huazuar nga Barcelona.
Ai po tenton të rigjejë formën e tij më të mirë por ende i duhet kohë të rikthehet në nivelin që ishte kohë më parë. Media spanjolle Diario Sport shkruan se siç duket katalanasit nuk kanë në plan ta rikthejnë atë në Spanjë dhe i kanë vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh.
Fati ka humbur pjesën më të mirë të tre muajve të fundit për shkak të një dëmtim që pësoi kur luante për Brighton në Premier League vitin e kaluar.