Ernest Muçi është i jashtëzakonshëm në Turqi. Sulmuesi shqiptar vijon të mrekullojë te Trabzonspor, teksa këtë të dielë ka qenë protagonist absolut në fitoren 2-0 kundër Gaziantep në kampionat.
25-vjeçari fillimisht dha asist për Savic i cili zhbllokoi shifrat me kokë, ndërsa në pjesën e dytë do të tregonte aftësitë mbi normale me një super gol. Muçi lëshoi një silur me të djathtën për të dyfishuar shifrat, por trajektorja që mori topi e bëri golin më special.
Kjo paraqitje mbreslënëse erdhi pak ditë pasi Ernest Muçi dhuroi spektakël kundër Rizespor. Në ndeshjen e 26 tetorit Muçi dha 3 asist, duke arritur Shifra mbreslënëse për krijimin e rasteve për gol në Turqi. Aq të kënaqur janë tifozët e Trabzonspor me transferimin nga Besiktas sa në rrjetet sociale shkruanin: ‘mos kemi blerë gjë Messin?!’.







Komente
Komento