‘Nuk është turp të jesh i varfër’, rrëfime në 'Esencë' nga jeta e Eduart Ndocaj, Egzona Ademi e Tony J Selimi

Jeta e secilit prej nesh zhvillohet në rrethana nga më të ndryshmet. Kjo e bën ritmin e saj dhe të përditshmen të ndryshme po aq sa dhe të sfiduese. Të lindësh në pamundësi dhe në përpjekje të vazhdueshme për të plotësuar nevojat bazë. Ndërsa vjen një çast kur ndryshon gjithçka dhe ke para syve jetën që ke dëshiruar. Njerëz, rrethana, momente, mosdorëzim që ndryshojnë drejtimin e jetës tënde dhe ke çfarë gjithnjë ke dashur. Por a e kthejmë kokën pas për të mos harruar çfarë ishim?

Në studion e  “Esencë” ndanë eksperiencat e tyre këngëtarja dhe aktorja Egzona Ademi, ish-deputeti Eduart Ndocaj, psikolgia Enertila Bekteshi dhe guruja Tomi J Selimi. Nuk është turp të jesh i varfër edhe pse jeta të vë në situate të tilla, kur ke dalë prej tyre të duhet shumë maturi dhe madhështi për të mos harruar nga erdhe. Për të qenë modest dhe falenderues. Mirënjohja është një prej tipareve bazë që duhet të zotërojë njeriu në çdo rrethanë në jetë. Të falenderosh kë të zgjati dorën për të të ndryshuar jetën dhe të bësh të njëjtën gjë nëse mundesh. Paraja nuk e shndërron njeriun, paraja thjesht nxjerr në pah atë që ai është.

Dhe të jesh mirënjohës dhe ndihmues janë tipare që nuk i fiton dot me kohën. Njerëz të famshëm në botë që sot gëzojnë pasuri marramendëse, kanë ndarë historitë e tyre frymëzuese të vështirësive të jetës. Mirëpo, ndërsa disa rrethana kthehen në favorizuese dëshira për para dhe status i lë ca njerëz në përpjekjen e vazhdueshme për të ekspozuar jetën që nuk e kanë por do të donin ta kishin. Imazhe të rreme ushqyer nga dëshira për të pasur luksin dhe jetën e ëndrrave. Paraja ta bën jetën më të lehtë, por nuk e ka fuqinë të të falë lumturinë dhe përmbushjen shpirtërore.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë