Nuk flasin më? Mediat italiane tregojnë marrëdhënien e komplikuar mes Gattusos dhe Ancelottit

Nuk flasin më? Mediat italiane tregojnë marrëdhënien e komplikuar mes Gattusos dhe Ancelottit

Gatusso dhe Ancelotti

Real Madrid dhe Valencia luajnë nesër në 20:00 gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës në Riad. Në prag të duelit, mediat në Itali bëjnë me dije se raporti mes trajnerëve të dy ekipeve nuk është i mirë. E çuditshme të mendosh se Gatusso dhe Ancelotti kanë qenë fitues me Milanin dy herë të kampionatit të Serie A, në 2003 dhe 2007.

Carlo në pankinë dhe Gennaro në fushë kanë pasur një histori të bukur miqësie, por kjo deri në 2019. Pikërisht në dhjetor të atij viti, Carlo Ancelotti u largua nga Napoli pas disa rezultatesh negative dhe në vendin e tij, në pankinë u ul Gennaro Gattuso, i cili qëndroi në atë pozicion deri në verën e 2021-shit. " Kam folur me Carlo Ancelottin, herën e fundit një vit më parë. Tani marrëdhënia është pak...", tha Gattuso dhe ndërroi temë.

Gjithçka ka nisur në kohën kur Gattuso mori drejtimin e Napolit dhe u ankua në jo pak raste, për një gjendje të dobët fizike të futbollistëve të stërvitur nga Ancelotti deri në dhjetor. Kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit veteran dhe prej asaj kohe të dy janë në një "marrëdhënie të komplikuar".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë