Tashmë e dinë të gjithë që konflikti mes dy këngëtarëve shqiptarë ka arritur deri në atë pikë saqë ata nuk flasin me njëri-tjetrin. Por diçka i ka bërë bashkë sot këngëtaren Enca Haxhia dhe reperin Noizy.
Të dy kanë postuar në Instastory mendimin e tyre në lidhje me protestën e studentëve, duke u dhënë mbështetje këtyre të fundit. Madje një student protestues ka përdorur këngën e Encës “Kujt po i han” për të protestuar me të pasi në pankartë shkruhet: “Talk shit about us (studentët), kujt po i han!”. Dhe këtë foot Enca e ka ripostuar në Instastoryn e saj.
E ndërsa reperi është solidarizuar duke publikuar një foto ku shihet turma e shumë studentëve që protestojnë. Studentët ndodhen prej 6 ditësh përpara Ministrisë së Arsimit, duke protestuar në lidhje me plotësimin e kërkesave të tyre përsa u përket sistemit arsimor.