Nuk hetoi akuzat për dhunë policore, Gjykata e Strasburgut gjobit sërish Shqipërinë

Nuk hetoi akuzat për dhunë policore, Gjykata e Strasburgut gjobit sërish Shqipërinë

Gjykata e Strasburgut

Në vitin 2014, Gjykata e Fierit shpalli fajtorë dhe dënoi me 4 muaj burg me kusht tre gjenerata të një familjeje nga fshati Roms i Fierit si dhe një kushëri të tyre, nën akuzën se këta persona kishin dhunuar disa punonjës së policisë së shtetit gjatë një operacioni policor. Por nga ana tjetër të dënuarit pretendonin fort jo vetëm që ata nuk kishin dhunuar policët, por përkundrazi, policët me veshje civile u kishin hyrë në banesë në orët e vona të natës dhe i kishin dhunuar. Edhe pse ata insistonin vendimi i i Gjykatës së Fierit u la më pas në fuqi nga Gjykata e Apelit të Vlorës dhe Gjykata e Lartë.

Por çështja duket se ka gjetur drejtësi në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Në një vendim të marrë dje ‘Strasburgu’ gjeti Shqipërinë fajtore për shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe i akordoi tre prej pesë ankuesve një dëmshpërblim monetar në masën e 4500 eurove secilit.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thotë në vendim se një shtet ka për detyrë të verifikojë pretendimet e qytetarëve për dhunë policore.

“Në lidhje me investigimin që u krye në kontekstin e hetimeve që sollën dënimin e aplikantëve, nuk ka shenja që këto hetime kanë ndjekur ndonjë linjë tjetër hetimore me përjashtim të akuzës se aplikantët kanë penguar oficerët e policisë,” vëren Gjykata e Strasburgut. “Për shembull, nuk pati përpjekje për të gjetur nëse aplikantët kanë pësuar dëmtime, dhe nëse po, nëse këto dëmtime janë shkaktuar nga dhuna e tepërt policore. Në mënyrë të ngjashme, nuk ka pasur hetime mbi ankesat e aplikantëve se ata janë përpjekur të marrin ekzaminime mjekësore për lëndimet e pësuara dhe të bëjnë kallëzim penal,” shkruhet më tej në vendim.

Pjesë nga vendimi i GJEDNJ
Familja e përfshirë në ngjarje

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën