TIRANË - E ka nisur si një kërcënim për tu hedhur nga një lartësi mjaft e madhe mbi vinçin e një pallati në ndërtim, por fatmirësisht negociatat me policinë kanë rezultuar me sukses dhe e kanë bindur të pranojë ndihmën e forcave zjarrfikëse për të zbritur.
Ngjarja u shënua këtë mëngjes rreth orës 10:20 në kryeqytet në një pallat 26-katësh pranë Gjykatës së Tiranës. Et’hem Gryka 50 vjeç banues në fshatin Picallë të Tiranës kishte hipur në vinçin paralel me pallatin dhe kishte arritur deri në katin e 12-të. Konfliktet e pronësisë dyshohet të janë bërë shkak për këtë veprimin ekstrem. 50-vjecari kishte hasur vështirësi haste për regjistrimin e pronave të tij në Hipotekën e Tiranës.
/Shqiptarja.com

VIDEO