Nuk i falet hapi fals, Daja: Partizani duhet të bëjë kujdes me Skënderbeun

Java e 23 e Superligës e programuar në dy ditë do të nisë të dielën me 3 ndeshje. Partizani i vendit të katërt, me 2 pikë më pak se Vllaznia kryesuese, udhëton në Korçë për t’u përballuar me Skënderbeun. Pas barazimit me Apoloninë, të kuqve nuk u falet një tjetër hap fals në një kohë kur luajnë me vendin e fundit në renditje.

“Nuk duhet të mendojmë nesër se është Skënderbeu i vendit të fundit, sepse megjithëse kanë pozicion në disa ndeshje janë shfaqur shumë mirë në aspektin e lojës,”-u shpreh Daja.

Ndërkohë në Kamëz Tirana që është udhëtuese do të përballet me Kastriotin. Bardheblutë që vijnë pas dy fitoreve nuk duan ta ndalin ecurinë pozitive as përballë krutanëve, të cilët thuajse e kanë mbyllur kapitullin e mbijetesës. Në prag të ndeshjes, protagonist të kampit bardheblu janë shprehur:

Orges Shehi, trajner i Tiranës: “Unë mendoj se është një skuadër agresive brenda kontureve të lojës. Është një skuadër që ka shpirt luftarak dhe në këtë mënyrë duhet t’u përgjigjemi.”

Marsel Ismailgeci, futbollist i Tiranës: “Atmosfera është e mirë. Jemi grup i bashkuar pas këtyre dy ndeshjeve dhe besoj se do fitojmë edhe nesër.”

Ndeshja tjetër e ditës së dielë është mes Bylisit dhe Teutës, ndërsa të hënën Laçi pret Apoloninë, ndërsa Kukësi udhëton në Shkodër për t’u përballuar me Vllazninë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi